Kemi folur për fruta, lëngjet e tyre por jo për lengjet e perimeve. Pse duhen të konsumohen dhe cilat janë efektet e tyre pozitive? Njihuni me lëngjet që duhen konsumuar më tepër dhe përfitimet e tyre.
Lengje të domosdoshme perimesh:
Lengu i karrotës
Është një nga lëngjet më të pasura në vitamina si A, B, C, E dhe K dhe ndihmon funksionimin normal të gjithë organizmit, zhvillon tretjen, përmirëson oreksin dhe forcon dhëmbët.
Gratë të cilat sapo kanë lindur dhe prodhojnë qumësht duhet të pijnë shumë lëng karote, sepse qumështi nuk mjafton për të siguruar te gjitha elementet e nevojshme.
Dihet që karota eshte e dobishme për syte, gryket dhe organet e frymëmarrjes. Për më tepër, pastron trupin duke ndihmuar ne zbukurimin e lekures duke e mbajtur te re. Mund të përdoret shumë mire në trajtimin e akneve dhe lekurës në përgjithësi.
Lëngu i domates
Lëngu i domateve te ziera ka po ashtu shume vlera qe i duhen organizmit. Ai permban acide qe duhen per procese te nevojshme metabolike. Fatkeqesisht, ne zakonisht e konsumojme ate nga shishe te gatshme te blera ne supermarket.
Kur domatet konservohen dhe zihen me teper acidet organike, behen inorganike dhe te demshme per trupin tone. Lengu i fresket i domates permban shume sodium, kalcium, kalium, magnez, vitamine A dhe te tjere elemente te nevojshem.
Lëngu i kastravecit
Është nje nga lengjet me natyrale dhe te shendetshme. Kastravecet bejne te mundur rritjen e flokeve dhe shtresezimin e thonjve.
Për me teper, ky lloj lengu ndihmon ne permiresimin e dhembeve nese ato jane në gjendje te keqe dhe mishrat e tyre, meqe permbajne kalcium dhe fosfor.
Do të ishte me mire qe ky leng te kombinohej me karrote, spinaq apo dhe sallate jeshile. Bashkimi tyre perben nje kure te mire ne trajtimin e reumatizmes dhe dhembjeve te kyceve.
Të mirat e lëngjeve të perimeve
Ështe e vertet se lengjet e perimeve jane me te nevojshme sesa ato te frutave, sepse ato nuk kane fruktoze (te pakten jo ne te njejten sasi).
Ja se cilat jane perfitimet e lengjeve te perimve dhe cilat jane disa prej te cilave duhen perdorur ne dieten tuaj ditore:
1. Lëngjet qe merren nga perimet jeshile permbajne klorofil, i cili eshte shume efektiv ne realizmin e procedurave te detoksifikimit, shkruan Ferma Ime.
Klorofili e ben trupin tone me te forte, pastron melcine dhe ndihmon ne zhvillimin e qelizave te gjakut. Kjo eshte e vertetuar nga shume studime, te cilat shtojne se ai ndihmon dhe ne zhdukjen e kancerit.
2. Lëngjet e perimeve ndihmojne gjithashtu ne pastrimin e organeve nga toksinat e ndryshme dhe papastertite e tjera.
3. Ato përbejne nje burim te shkelqyer te vitaminave, mineraleve, enzimave dhe lendeve ushqyese.
4. Lëngjet e perimeve permbajne shume hormone natyrale, substance te mira dhe antibiotike. Per shembull, disa hormone qe i nevojiten pankreasit per te prodhuar insuline ndodhen ne lengjet e kastravecit dhe qepes, ndersa lengjet e domateve dhe rrepkave permbajne antibiotike.
5. Ato gjithashtu përmbajne kalcium, kalium, dhe silic. Te cilat ndihmojne ne ruajtjen e nje balance biokimike duke parandaluar plakjen e qelizave apo zhvillimin e semundjeve te ndryshme.
Ja nje listë e disa prej lëngjeve me të përdorshme që i duhen organizmit.
Lëng selinoje
Ështe i pasur me natrium, kalium, kalcium, fosfor, vitamine B, vitamine A dhe C si dhe acid folik. Me pak fjale, eshte perfekt per ata qe jane duke mbajtur nje diete dhe ata qe punojne shume.
Në dite te ngrohta nese pini nje gote me leng selinoje do te ndiheshit shume te lehtesuar. Pervec kesaj ndihmon ne uljen e presionit te gjakut si dhe ndihmon ne reduktimin e stresit. Ka substanca te tilla qe ndihmojne ne zvogelimin e dhembjeve te migrenes si dhe lufton qelizat kanceroze.
Lëng panxhari
Ështe nje nga lengjet e perimeve me te nevojshme per formimin e qelizave te gjakut dhe zhvillimin e perberesve te tjere te gjakut. Ai permban acid folik, vitamina te ndryshme si A, C, B1, B2, B3, dhe beta-karoteine, kalcium, magnez, fosfor, kalium dhe natrium.
Mire eshte qe te pihet me i perzier me lengje te tjera si karrote, pasi ka nje shije shume specifike e cila mund te shkaktoje marramendje.
Ja pse duhet përdorur lëngu i panxharit
Përmireson shëndetin e melçisë, te stomakut dhe fshikezes urinare. Ndihmon ne zhdukjen e kancerit dhe semundjes se anemise vecanerisht te grate. Gjate crregullimeve menstruale lengu i panxharit eshte shume i dobishem, nese pini 50-100 grame dy ose tre here ne dite. Gjate menopauzes ka efekte shume me te mira se vete ilacet.
Për të shtrydhur lengun e panxharit perdorni rrenjet e vogla pasi jane me te shijshme, ne krahasim me ato te medha./Panorama/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.