Lifestyle

July 27, 2017 | 10:51

Harta/ Ushqimet më popullore në Europë, ja kush është në Shqipëri

 Të vizitosh Europën kur je i uritur?! Culture Trip ka sjellë një hartë me ushqimet më popullore në shtetet e Europës bazuar në kërkimet e motorit të kërkimit Google.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Culture Trip, ushqimet më popullore në Ballkan janë kryesisht ushqimet me bazë mishi. Sipas hartës së publikuar, ushqimi më popullor në Shqipëri është ‘çomleku’.

1

Në Kosovë dhe në Serbi, ‘Peskavicat’, ndërsa në Maqedoni, pjata më popullore është ‘gjella me fasule’.

Greqia është e njohur për ‘gjirot’, ndërsa Turqia për ‘qebabin’.

Nuk kishte si të ishte ndryshe në Itali, ku ushqimi më popullor janë ‘pizza-t’. Në Zvicër është ‘djathi i shkrirë’.

Ndërsa shumë njerëz në Angli thonë se mishi i pjekur mirë ia kalon ushqimit me bazë peshku dhe patateve, motori më popullor i kërkimit Google tregon se është ekzaktësisht e kundërta..

Franca, me elegancën e saj në shërbim, të josh me mishi lope ‘Bourguignon’, të gatuar me perime dhe salcë.

Në Spanjë më e njohura është ‘paella’, njw specialitet vendas i orizit me fruta deti. Në Portugali, më i preferuari mbetet ‘bacalhau’, peshku kod i tharë dhe i tymosur, i shoqëruar me patate të vogla të ziera.

‘Spätzle’ janë një përgatitje tipike e Gjermanisë jugore: tip makarona (njoki) në formë të çrregullt bërë nga miell gruri, vezë dhe ujë.

‘Schnitzel’, mish viçi i prerë hollë i skuqur me miell dhe thërrime buke, janë ushqimi tradicional i kuzhinës vjeneze.

Europa qendrore, sidomos Polonia janë të njohura për ‘pierogi’, byreçkat e mbushura.

Nëse shkoni në Norvegji nuk mund të lini pa provuar “fiskesoupe’, supën e peshkut. Në shtetin fqinjë, Suedi, do të gjesh kudo ‘Kottbullar’, specialiteti vendas për qoftet.

Nga Rusia e madhe dhe e ftohtë, mos u largoni pa provuar ‘pelmeni’, mini byreçka të bushura me mish, peshk, kërpudha etj, por kujdes, nga erëzat e forta, aroma mund të zgjasë disa ditë./Monitor1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top