Risi

February 2, 2021 | 8:55

HD Red Carpet & HD Wedding: E thonë njerëzit, paratë nuk mund të blejnë lumturinë

Në shëtitoren e bukur të qytetit të Durrësit, me emrin e mbretërisë antike shqiptare, Taulantia, në katin e parë të një pallati madhështor gati 30-katësh, të bie në sy emri i një dyqani veshjesh femërore “HD Red Carpet”.

Jemi mësuar që këtë emër ta lexojmë shpesh në pasarelat e sfilatave më në zë të modës nëpër botë. Përkthehet “tapeti i kuq” dhe natyrisht, modelet e të gjithë botës lobojnë për të marrë pjesë në këtë “tapet” ku lancohen firmat më prestigjioze të stilisteve më në zë të globit. Ne u interesuam ç’bën ky emër i madh i botës së modës në Shqipëri dhe u gjendëm përballë një fakti të mrekullueshëm që duhej të kishte qenë me kohë në faqet e para të mediave shqiptare.

“HD Red Carpet” që nga viti 2015 është tashmë një markë tërësisht “Made in Albania” për veshjet femërore, që nga prodhimi deri në shitje. Me dyqanet në Tiranë, Shkodër e Durrës, kjo markë “made in Albania”, i paraqet shqiptarëve kënaqësinë e mijëra veshjeve moderne, që deri pak vite më parë vetëm për t’i parë ishin mësuar të shkonin në “Via Mont Napoleone” në Milano, në Paris apo në Londër. Tani ato janë tek “pragu i derës”. Tani femra shqiptare për një mbrëmje “gala”, një takim të rëndësishëm, për një event apo edhe thjeshtë një takim dashurie, tek “HD Red Carpet” gjen çdo veshje “firmato” por me një risi, ato janë tërësisht “Made in Albania” që nga stilisti, qepja apo edhe tregtimi.

Në krah të veshjeve të modës nuk mund të mungonin veshjet, fustanet e nusërisë, që janë edhe pikëtakimi i fundit i adoleshencës me kulmimin e dashurisë, martesën. Të gjitha vajzat, ëndrrën e jetës së tyre kanë ditën e dasmës dhe fustanet moderne të nuseve që deri dje i shihnin vetëm në kataloge dhe ekranin e TV, tashmë i kanë aty, tek “pragu i derës”.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 154

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top