Mirëqenie

May 4, 2019 | 8:07

Health Real Solutions, flet mjeku Antonio Turi: E mundur të rrosh 120 vjet, mineralet sekreti për jetën

 

 

E gjitha jeta varet nga 90 ushqyes për shëndetin. Ata janë thelbësorë për mirëqenien dhe jetëgjatësinë. Por veçanërisht mineralet, është vërtetuar se janë sekreti për jetën, pasi vetë trupi ynë është i përbërë nga to në 99% të tij. Mjeku biokimist Antonio Turi, me përvojë të gjatë shkencore, ndan me lexuesit tanë atë që shkenca thërret në lidhje me kujdesin që duhet të tregojmë sa i takon ushqyerjes.

Antonio Turi, diplomuar për ElektroTeknikë në ‘87, Teknologji në “Open University” Londër në ‘94, Biokimi në “Middlesex London University” në 2003, imi Analitike në “Glaxo Smithkline” në Londër nga 2004-2006. Hap klinikën e shëndetit dhe nutricionit në Londër, nga 2007-2009. E transferon klinikën në Madrid-Spanjë nga 2010-2015. Nis aktivitetin tregtar online në fushën e shëndetit dhe të ushqyerjes qelizore.

Antonio Turi, diplomuar për ElektroTeknikë në ‘87, Teknologji në “Open University” Londër në ‘94, Biokimi në “Middlesex London University” në 2003, imi Analitike në “Glaxo Smithkline” në Londër nga 2004-2006. Hap klinikën e shëndetit dhe nutricionit në Londër, nga 2007-2009. E transferon klinikën në Madrid-Spanjë nga 2010-2015. Nis aktivitetin tregtar online në fushën e shëndetit dhe të ushqyerjes qelizore.

Në klinikën Health Real Solution, hapur në Tiranë, praktikohet nutricioni klinik, i cili në bazë të biorezonancës magnetike, vërteton në burim shkaktarët e sëmundjeve apo humbjeve që ka pësuar trupi në vlera ushqimore. Në bazë të biorezonancës arrijnë të maten të gjitha frekuencat që vijnë nga organet. Trupi ynë si një bashkësi organesh që funksionojnë në sinergji, reagojnë në aparaturë, duke zbuluar origjinën e problemeve. Ajo që tërheq vëmendjen dhe ngre shqetësimin e mjekut italian, është se kequshqyerja dhe ndjekja e dietave ushqimore për shkak të informacioneve të gabuara, kanë sjellë një provokim dhe shtim të sëmundjeve siç janë obeziteti dhe kanceri.

chart2

Ushqimet që duhen eliminuar Gluteni po shkatërron mirëqenien tonë. Gjendet te buka, biskotat, makaronat, ëmbëlsira dhe është i fshehur kudo. Gluteni është përgjegjës për intolerancën ndaj aspektit mendor. Tek personat mbi 40 vjeç, bllokon dhe shkatërron sistemin e tretjes dhe atë imunitar.

Vajrat duhen eliminuar të gjithë, edhe vaji i ullirit. Si në temperaturë ambienti ashtu edhe kur ngrohen apo nxehen, oksidohen dhe zhbëhen nga oksigjeni, elektronet bëhen shumë reaktivë kur hyjnë në organizmin tonë dhe krijojnë radikale të lira.

Sheqeri i rafinuar, produkt industrial që nuk respekton asnjë lloj ushqyesish. Për fat të keq gjenden në të gjithë karbohidratët e tjerë, të cilët duhen eliminuar përfundimisht sepse provokojnë nivelet e tretjes.

9c3492eb6e96b8d710208275559d7a73Sipas Dr. Antonio Turi, një nga gjërat thelbësore për të përdorur informacionet në nutricionin klinik, janë një seri ushqyesish që duhen përdorur. “Matematikisht është e pamundur të mbijetosh pa përdorur suplementët mineralë. Flasim për ushqyerjen qelizore. Duhen shtuar mineralet që i duhen trupit. Janë 90 ushqyesh të rëndësishëm për jetën. Vitamina, amoniacide dhe mineralet. Të gjithë të rëndësishëm për kockat, arteriet, pastrimin e gjakut dhe humbjen në peshë. Veçanërisht mineralet, të cilët shërbejnë për të krijuar metabolizmin e trupit, duke ndihmuar në ndjegien e ushqimeve. Por edhe formula është e rëndësishme. Nëse suplementët janë sintetikë nuk kryejnë asnjë funksion. Ndaj është mirë të blihen vetëm në dyqane bimore, ku çdo gjë është e çertifikuar. Kam zhvilluar një shkencë ku po merrem dhe me pacientë 100-vjeçarë që përdorin suplementete. sot është e mundur të jetosh 120 vjeç.

Cila është vlera e antioksidantëve dhe cilat ushqime duhet të konsumohen për t’i absorbuar shpejt?

Çdo ditë duhen futur antioksidantë në trup. Antioksiduesit maten në ORAC (Kapaciteti absorbues radikal i oksigjenit). Vlera minimale ditore e ORAC për trupin e njeriut është 20,000, por për shëndet të përsosur janë të nevojshme100,000 ORAC. Ndër ushqimet më të fuqishme antioksiduese janë: kanella, kurkuma, kakao, rigoni, majdanozi, borziloku, fara qimnoni, karafil, xhenxhefil, trumzë etj.

Si mund t’i marrim ndryshe?

Mënyra më e mirë për të përthithur antioksidantët është në formë të lëngshme, sidomos frutat dhe perimet, të cilat sigurojnë përthithjen në 90-95% në vend të 10% të kohës kur perimet përdoren në mënyrë të qëndrueshme. Perimet e gjelbra kanë klorofilë, dhe për këtë arsye japin aq shumë oksigjen në trup dhe e alkalizojnë atë. Një dietë organike organike ku ka shumë antioksidantë, plus një ulje drastike prej 2/3 e karbohidrateve dhe trefishin e sasisë së mineraleve dhe vitaminave çdo ditë, sigurojnë jetëgjatësi deri në 120 vjet dhe shëndet optimal deri në ditën e fundit të jetës sonë.

Flasim për programet ushqimore, cili është objektivi i tyre?

Ato bazohen në 4 pika, dhe duhen ndjekur bashkë:

antioxidant-table

Ushqyerja klinike – shmangni ushqimin inflamator (pijet me gaz, patatet e skuqura, të gjitha vajrat, mishin e kripur, pijet me gaz, grurë, elb dhe thekër). Këmbëngulni për ushqime të tilla si vezë, ujë të filtruar, arra, bajame, fara të ndryshme.

Ushqyerja qelizore – futja e 90 lëndëve ushqyese thelbësore për jetën. Janë 60 minerale, 16 vitamina, 12 aminoacide, 2 acide yndyrore (omega 3 dhe omega 6) përmes plotësimit biologjik dhe në të njëjtën kohë detoksifikimin e të gjithë sistemit gastrointestinal. Ky program përdoret për të riparuar organizmin njerëzor në nivel qelizor, për të rindërtuar dhe stimuluar sistemin imunitar.

Antioksidantët – janë super ushqimet, të cilat gjendet në dyqanet organike.

Stresi mendor dhe emotiv – 85% e vizitave tek mjekët dhe shfaqja e kancerit vijnë nga stresi emocional. Mendja është e fuqishme dhe mund të komprometojë të gjitha përpjekjet e bëra në të ushqyerit.

Këta 4 faktorë janë thelbësorë për të siguruar një jetë të gjatë, të lumtur dhe pa sëmundje që i trajtojmë në klinikën tonë.

Si funksionojnë dhe si mund t’i ndajmë sipas kategorive?

Suplementet vijnë në formë pluhuri, kapsulash, ndonjëherë dhe si lëngje. Zakonisht çdo pako është bërë për një konsum mujor. Shtesat janë të ndara në shumë kategori, për shembull, vitamina, ushqim qelizor, acide yndyrore esenciale, kolagjen, minerale të vetme, proteina. Ka edhe produkte natyrore për bukurinë, për lëkurën që shmang përdorimin e kimikateve dhe kancerogjenëve që gjenden sot në kremrat e bukurisë konvencionale, shampo, përbërjen e grave, etj.

Për sa kohë mund të aplikohen?

Një program minimal për shërimin e shëndetit është për të paktën 3 muaj. Kjo është mënyra e vetme e mundshme për të siguruar shëndet dhe jetëgjatësi ekstreme. Ushqimet që konsumojmë në shekullin 21 nuk kanë më minerale siç kishte toka 120 vjet më parë. Dëshmia e dekadave të fundit është e madhe. Secili prej nesh duhet të marrë kontrollin e shëndetit nëpërmjet vetëedukimit. Ka ardhur koha që Shqipëria ta lërë krizën shëndetësore në të cilën ka hyrë në dekadat e fundit.

ipiccy-collage

Adresa: Rruga Pjetër Budi 73, Tiranë +355 69 22 70 951 | [email protected] health real solutions | health_real_solutions web: www.healthrealsolutions.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top