Mirëqenie

March 5, 2020 | 11:12

Hekur dhe vitaminë C, kombinimi më i mirë kundër rënies së flokut

Rënia e flokut është një problem që shkakton shqetësim, madje në disa raste edhe episode ankthi. Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqyese.

Mungesa e balancës hormonale, faktorët genetik, infeksionet e skalpit të kokës dhe duhanpirja mund të shkaktojnë gjithashtu rënien e  flokëve. Ashtu siç mund të ndikojë edhe përdorimi i produkteve të pasura me kimikate, disa medikamente të caktuara. Në këtë dukuri aspak të pëlqyer ndikojnë dhe sëmundje të caktuara siç janë çrregullimet e tiroideve, imuniteti i dobët, anemia, pra, mungesa e hekurit si dhe sëmundjet kronike.

Trajtimet të këtij problemi në mënyrë natyrale janë të larmishme, megjithatë përpara ndjekjes së tyre, njeriu duhet t’i kushtojë vëmendje hekurit në organizëm.

Rëndësia e hekurit për shëndetin e flokëve

Hekuri është një ushqyes i domosdoshëm për një sërë funksionesh të organizmit, përfshirë këtu edhe prodhimin e gjakut. Kur në organizëm ka nivele të ulëta të hekurit, ai përthith depozitat e mbetura, përfshirë këtu edhe ato që përdoren për rritjen e flokut. Për këtë arsye ky i fundit nis të bjerë. Përpara se të vendosni që të merrni suplementë të hekurit, sigurohuni që po konsumoni mjaftueshëm ushqime që janë të pasur me të.

Këtu përfshihen:

  • Barishtet e gjelbra si spinaqi
  • Mishi i viçit, peshkut, pulës dhe gjelit të detit
  • Brokoli
  • Thjerrëzat
  • Gocat e detit
  • Farat e kungullit
  • Fasulet
  • Frutat e thata

Vitamina C për përthithjen e hekurit

Ekspertët këshillojnë që përveç hekurit, njerëzit që kanë probleme me flokun duhet të sigurohen që të marrin mjaftueshëm edhe vitaminë C. Kjo e fundit është e domosdoshme për përthithjen e sasive të nevojshme të hekurit.

E fundit, por jo për nga rëndësia, ekspertët thonë se duhet të shmangni sa më shumë kafenë, çajin dhe verën gjatë vakteve sepse ato bllokojnë përthithjen e hekurt.

 

Burimi / AgroWeb.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top