Në fokus

July 9, 2019 | 8:55

Herët apo vonë, në jetë çdo gjë kthehet. Si e mira ashtu dhe e keqja

Mirësia është shprehja e dashurisë dhe bazuar në këtë mënyrë specifike të sjelljes ne duhet të vendosim mënyrën tonë të jetesës, të shohim botën. Çdo gjë që bëjmë duhet të bazohet në një esencë të mirë dhe të drejtë.

Herët apo vonë, në jetë çdo gjë kthehet. Si e mira ashtu dhe e keqja. Gjithmonë kështu ka qenë dhe do të jetë. Mënyra jonë e sjelljes është e lidhur ngushtë me sasinë e dashurisë që kemi arritur të kemi përreth nesh, bazuar në këtë ndjenjë shumë të rëndësishme është themeluar masa e mirësisë dhe e dritës që mund të shfaqim. Idealja do të jetë, që nëpërmjet burimeve që kemi në dispozicion, të jemi në gjendje të pastrojmë gjithçka që nuk na bën të ndihemi mirë.

Mundohuni të mendoni për atë që ju pengon të doni veten, të kujdeseni plotësisht për të? Çfarë ju bllokon?

Ju keni lindur për të jetuar në harmoni me Universin, i cili ka lindur dhe mbaron me ju. Në fakt, çdo person është një univers individual. Pra, kushtojini vëmendje. Falni veten dhe lëreni të jetë përgjegjëse për zgjedhjet tuaja. Lëshoni më shumë dritë dhe më shumë fuqi. Errësira dhe hijet e grumbulluara pengojnë procesin e krijimit dhe parandalojnë nga manifestimi lumturinë, suksesin dhe prosperitetin. Kjo është arsyeja pse njerëzit negativë zgjedhin manipulimin, shkatërrimin, uzurpimin dhe shumë forma të tjera të pushtimit negativ.

Pasojat janë të pashmangshme

Këto qëndrime krijojnë një çekuilibër që do të kompensohet herët a vonë, pavarësisht nga ndonjë justifikim që dëshiron të japë ose veprimi i praktikuar në avantazh ose në dëm të vuajtjeve të të tjerëve. Ajo që shpesh quhet shpërblim është vetëm kthimi i asaj që është dhënë nëpërmjet zgjedhjeve, si në mendime, ndjenja ose qëndrime. Me pak fjalë: Herët a vonë, në jetë gjithçka kthehet.

Pra, edhe nëse viheni në kontakt me dhunën dhe negativitetin, duhet të angazhoheni për të jetuar jetën tuaj të përditshme me gëzim dhe lumturi. Le të jetë mirësia udhërrëfyesi juaj. Kjo do t’ju vendos në qendër të së vërtetës me thelbin tuaj të vërtetë dhe në vendin ku do të jenë të gjitha përgjigjet që prisni.

Ky është kuptimi i vërtetë i jetës, shpërblimi i të gjitha veprave tuaja të mira. Jetoni në maksimum dhe mbani mend se gjithçka kthehet në jetë.

 

Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top