Hidratimi i fytyrës është më se i nevojshëm për ta qetësuar atë . Tregoni kujdes të zgjidhni kremrat e duhur që bëjnë për llojin e lëkurës suaj.
Evitoni ata që kanë në përmbajtjen e tyre silikon apo parafinë dhe para se t’i përdorni, sigurohuni që nuk ju bëjnë alergji. Një trajtim shumë i mirë është edhe përdorimi i scrub-it një herë në javë.
Përdorni produkte me vajra esencialë nga portokalli, qershia, avokado apo bajamet. Të gjitha këto produkte gjallërojnë lëkurën dhe ‘fshehin’ njollat dhe rrudhat. Gjithashtu, është mirë që çdo ditë të përdorni kremra hidratues apo fondotintë me mbrojtje nga rrezet e diellit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.