Rreth dy javë më parë ajo është bërë nënë për herë të dytë, aktorja dhe këngëtarja Hilary Duff zbuloi se ajo hëngri placentën e saj pas lindjes së Banks Violet. “Ishte e shijshme. Ishte gjëja më e mirë që kisha provuar që kur isha 10 vjeç”, tha ish-ylli i Disney në podcastin e Dr. Elliot Berlin “Informim mbi Shtatzëninë”.
Por vendimi nuk ishte i menjëhershëm, thotë 31-vjeçarja. “Sinqerisht isha e pasigurt për të ndërmarrë një hap të tillë, por teoritë favorizuese të kësaj praktike më bindën që ta provoja”, tha aktorja. Sipas të dhënave kjo gjë kishte efekte të dobishme për gruan. Pas ngrënies së placentës, shpjegoi Duff, ajo menjëherë filloi të ndihej mirë. Për këtë, ajo vendosi ta ngrinte dhe ta konsumonte në formën e kubit të akullit. Një zgjedhje që këngëtarja do të donte ta kishte bërë pas lindjes së fëmijës së saj të parë, Luca Cruz para 6 vitesh, por që nuk mundi.
Duff nuk është e vetmja person që ka marrë këtë vendim dhe që e ka deklaruar. Nikki Reed, Kim dhe Kourtney Kardashian dhe Katherine Heigl gjithashtu hëngrën placentën e tyre në formën e tabletave dhe Khloé Kardashian tha se donte ta bënte këtë. Praktika nuk është e popullarizuar vetëm midis yjeve të Hollivudit.
Dëshmia e parë daton në vitet ’70 dhe sipas të dhënave kjo gjë ishte një ilaç për marrëdhënien nënë-fëmijë dhe për parandalimin e problemeve të paslindjes. Në Itali nuk ka ligje të sakta lidhur me këtë gjë. Organi në të vërtetë i takon nënës, e cili ështëe lirë ta përdorë atë për qëllime të vetë-terapisë.
Burimi / www.ilfattoquotidiano.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.