Hipertensioni arterial është një sëmundje e shpeshtë kardiovaskulare, e diagnostikuar kur presioni arterial sistolik është mbi ose baras me 140 mmHg dhe presioni arterial diastolik mbi ose baras me 90 mmHg.
Shpeshherë hipertensioni nuk paraqet asnjë simptomë klinike ndaj rekomandohet që të bëhen matje të herëpashershme. Personat që vuajnë nga hipertensioni marrin mjekim, por mjekët sugjerojnë edhe disa metoda natyrale për të mbajtur nën kontroll vlerat e presionit arterial.
SA MË SHUMË USHTRIME
Duke ndjekur udhëzimet aktuale për t’u stërvitur 30 minuta në ditë, ju mund të mbani nën kontroll hipertensionin. Ata të cilët e bëjnë këtë kanë arritur që të reduktojnë numrin e barnave që përdorin.
BANANET
Njerëzit me hipertension duhet të rrisin sasinë e kaliumit që marrin me anë të dietës. Ndaj edhe për këtë rekomandohet që të konsumohen bananet, fruta që dallohen për përmbajtje kaliumi.
HUMBISNI PESHË
Hulumtimet kanë treguar vazhdimisht se rënia nga pesha mund të ketë një ndikim të konsiderueshëm në presionin e gjakut. Pesha e tepërt vështirëson punën e zemrës. Kjo mund të çojë në hipertension dhe probleme të tjera kardiovaskulare. Nëse ju jeni mbipeshë, duke hequr kilogramët e tepërt mund të arrini të mbani nën kontroll presionin e lartë.
REDUKTONI PËRDORIMIN E KRIPËS
Njerëzit janë të predispozuar të përdorin kripën tri deri në katër herë më shumë në raport me nevojat tona reale ndaj këshillohet reduktimi i saj.
MOS KONSUMONI ALKOOL KAFEINA
Nëse keni tension të lartë, duhet të moderoni konsumimin e kafeinës përgjatë ditës.
MENAXHIMI I STRESIT
Menaxhimi i stresit në jetën tuaj mund të ndihmojë në mënyrë efektive të reduktoni presionin e gjakut./Panorama
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.