Një gjest i thjeshtë, i cili na kthen edhe një herë në kohën kur ishim fëmijë: zbathur, një kënaqësi dhe trajtim i vërtetë për trupin dhe qetësimin e mendjes!
E kishim harruar, por kur ecnim këmbëzbathur, ishte bukur dhe e natyrshme. Nga ana tjetër, edhe ekspertët e konfirmojnë këtë: ky zakon e ndihmon fëmijën të ketë qëndrueshmëri më të madhe dhe ndjenjën e ekuilibrit nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me tokën. Por, kur rritemi, të ecurit këmbëzbathur duhet të jetë një zakon i mirë, sepse ndihmon në forcimin e muskujve dhe nyjet, përmirëson qarkullimin, ul stresin dhe nxit gatishmërinë.
Ecja këmbëzbathur është një ushtrim shumë i dobishëm, i cili na sjell përsëri në ndjenjat intensive të kontaktit ndijor: një përfitim fizik dhe emocional, sepse i referohet gjendjes natyrore të njeriut që me mijëvjeçarë ka ecur me këmbët zbathur ose duke përdorur gjëra të lehta. Ja disa arsye të mira për të përfituar nga ecja apo udhëtimet e thjeshta në ajër të hapur.
Ekuilibri: Sezoni i bukur është një mundësi e madhe për të rigjetur shprehinë e të ecurit zbathur. Shkëmbinjtë dhe plazhi janë të përsosur për t’u ushtruar dhe forcuar nyjet e këmbëve. Ecja në shkëmbinj dhe uji nuk janë vetëm të këndshme, por gjithashtu, një masazh natyral për të riaktivizuar qarkullimin e gjakut.
Riorganizohu: Ngjeshja në terren ndihmon në përmirësimin e aftësisë perceptuese të këmbës, duke përmirësuar ekuilibrin dhe duke nxitur qarkullimin e mirë të gjakut.
Larg stresit: Këpucët dhe çizmet e mbrojnë lëkurën tonë, por në të njëjtën kohë, e izolojnë këmbën nga toka. Kontakti i lëkurës me sipërfaqen e Tokës është një emocion parësor, edhe pse e kemi humbur aftësinë për t’i përjetuar këto ndjenja me gjithë intensitetin e tyre. Studimet tregojnë se, zakoni i të ecurit këmbëzbathur, ndihmon në uljen e niveleve të stresit dhe dhuron një ndjenjë lirie.
Përmirëson qëndrimin: Dyshemeja e shtëpisë apo dhe ajo në kopsht, janë të përkryera për të ecur këmbëzbathur në paqe. Pilates, yoga, ose disiplina të tjera si karate dhe xhudo, ju mësojnë të qëndroni këmbëzbathur, një zakon që mund të ndikojë pozitivisht në sistemin limfatik dhe qarkullimin e gjakut, duke përmirësuar qëndrimin dhe shëndetin kurrizor.
Çlironi mendjen: Të ecurit hap pas hapi na ndihmon të gjejmë stabilitetin dhe ndjenjën e paqes: një stërvitje e cila funksionon më së miri edhe si strategji antistres. Me këmbëzbathur ne rimarrim fuqinë jetësore, ndërsa kontakti me tokën intensifikon shqisat dhe forcon muskujt e këmbës.
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.