Një moment vërtet emocionues ka qenë publikimi i historisë së vogëlushit autik Mikelo, në emisionin “Zonë e Lirë”. Për shkak të çrregullimit që Miki vuante nuk ka mundur të flasë, të paktën deri në moshën 5- vjeçare. Por, gjithçka ka ndryshuar kur vogëlushi ka dëgjuar në televizor këngën “Njerëzit që takoj çdo ditë”, kënduar nga Renis Gjoka.
Duke dëgjuar këngën ai ka filluar të flasë duke befasuar të afërmit e tij. Të ftuar të dy në studio Miki nuk ka mundur ta njohë Renisin, por kanë kënduar së bashku këngën, që ndryshoi përgjithmonë jetën e tij.
Një moment vërtet emocionues edhe për këngëtarin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.