Amelia ia doli dhe fitoi betejën e saj. Vajza, e lindur para kohe në javën e njëzet e gjashtë, peshonte rreth shtatëqind gramë, kishte lëndime në tru, probleme në zemër me një lloj vrime në të, si dhe kishte nevojë për tre transfuzione gjaku. Nëna e saj, Louise, 31 vjeç, lindi pas shkuarjes në spitalin e Nuneaton në Warwickshire, kur ajo nuk po mundte ta dëgjonte lëvizjen e foshnjës së saj. Amelia qëndroi nëntëdhjetë e katër ditë në spital para se të mund të bashkohej më në fund me prindërit e saj. Tani ajo është e lumtur, gëzon shëndet të mirë dhe festoi ditëlindjen e saj të parë me nënën dhe babanë.
Duke kujtuar lindjen e Amelias, Louise tha: “Kam ardhur në spital në orën 17.00, dy orë më vonë Amelia ka lindur. Bashkëshorti im dhe unë ndiheshim plotësisht të tronditur, ne nuk mund ta besonim se një fëmijë mund të lindte kaq herët dhe të mbijetonte”. Ajo shtoi: “Ishte e vogël, mund të dallonim organet përmes lëkurës së saj të tejdukshme. Ajo ishte edhe më e vogël se një lepur prej pelushi që i ishte dhënë asaj”.
Zemra e vogël e Amelias pushoi së rrahuri kur ajo lindi dhe mori menjëherë mbështetjen e rimëkëmbjes mjekësore, para se të ndahej nga nëna e saj dhe u transferua në një spital tjetër. “Ishte e tmerrshme që nuk mund të qëndroja me të”, shtoi Louise.
“Instinkti im i nënës më tha që të shkoj në spitalin tjetër për të qëndruar së bashku me të, një nënë duhet të qëndrojë me fëmijën e saj, por për fat të mirë bashkëshorti im Dan qëndroi me të derisa unë munda të shkoj.”Amelia lindi pas një seksioni të jashtëzakonshëm cezarian. Ajo kishte pësuar një shkëputje placentare që ndodh kur placenta ndahet nga mitra para lindjes.
Prej 4 qershorit 2018, ditën e kthimit në shtëpi, Amelia nuk ka probleme shëndetësore dhe jeton e lumtur me familjen e saj në Tamworth Staffordshire. “Ne festuam ditëlindjen e saj të parë, duket diçka e paimagjinueshme. Por ne jemi njerëz pozitivë dhe kemi menduar gjithmonë për mirë”, thotë Louise. Babi falënderon profesionistët e kujdesit shëndetësor:
“Ne nuk donim asgjë më shumë sesa të ishim në gjendje të shkonim në shtëpi me vajzën tonë. Ne duhet ta falënderojmë spitalin dhe stafin e tij për këtë”. Dan dhe Amelia tani po mbledhin fonde për stafin e spitalit që shpëtoi jetën e vajzës së tyre.
Burimi / howtodofor.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.