Në fokus

July 3, 2017 | 9:36

Historia e Claire: “Pse nuk duhet t’i puthni fëmijët në buzë”

Claire Henderson, nga Britania, tregon historinë e tmerrshme me vajzën e saj të porsalindur, Brooke.

1

Pasi e kishin puthur foshnjën në buzë, ajo kishte zhvilluar një virus herpes në buzët e saj, mollëzat, mjekrën dhe kishte kaluar pesë ditë në spital. Fatmirësisht, foshnja mbijetoi.

Virusi mund të jetë fatal për foshnjat më të vogla se tre muaj.

Rast i njëjtë kishte qenë me foshnjën Eloise Lampton, e cila ishte prekur nga ky virus dhe kishte vdekur vetëm pak ditë pasi kishte lindur. Sidoqoftë, pas ndodhisë me foshnjën e saj, Claire Henderson kishte shkruar në rrjetet sociale:

“Mësimi i kësaj historie është që, nuk duhet ta lini asnjë person ta puthë të porsalindurin në buzë, edhe nëse duken shumë të shëndetshëm”.

Foshnjat nuk kanë imunitet për gjashtë javë kundër mikrobeve që adoleshentët i mbajnë. Një grip i lehtë mund të mos jetë asgjë për ju, mirëpo mund të ketë pasoja fatale për beben dhe për familjen e e saj.
Prandaj, respektojeni të drejtën e fëmijës për shëndet të mirë. Çdo person me foshnje të porsalindur duhet t’i shmanget vizitave të miqve dhe familjarëve deri në gjashtë javë pas lindjes së foshnjës, përndryshe mund të ketë pasoja fatale.

/Telegrafi/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top