Kjo foto e një nëne në dush me vajzën e saj të sëmurë është mahnitëse, edhe më mahnitëse është se ajo është shkrepur nga djali i saj 5-vjeçar.
Kelli Bannister, është fotografe dhe blogere 30 vjeçare nga Australia. Ajo shkruan në Facebook se kishte disa ditë që vajza e vogël Summer, vetëm 20 muajsh, ishte sëmurë me kollë e temperaturë dhe ajo ndihej tepër e lodhur.
“Vendosa të bëja një dush të ngrohtë bashkë me të duke e mbajtur ngjitur me lëkurën time për ta qetësuar dhe vërtet u qetësua për pak minuta. Kur ne dolëm nga dushi djali im Taj më tregoi foton, të cilën vendosa ta ndaja me ju”, shkruan Kelli në një postim emocional në Facebook.
Një moment lodhjeje, por një lidhje e pabesueshme e dashurisë së pakushtëzuar mes nënës dhe fëmijës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.