Në fokus

September 27, 2018 | 11:11

Historia e një dëshmie me tallaze politike, gazetari Stafa: Viktima e vetme do mbetet vajza jetime, të tjerët do shpëtojnë!

Nga Orjona TRESA

Xhelozi, intriga, abuzime, “viktima”… i janë shtuar tallazeve që prodhon vendi ynë, ndërsa vëmendja zhvendoset tek një deputet i majtë, djali i tij dhe një vajzë e re, e rritur pa baba. Kundërpërgjigje me sulme mediatike, një gjyq popullor përpara se të jetë juridik. Të prodhosh lajme të tilla padyshim që do guxim, jo thjesht në aspektin e përballjes me ngjarjen emocionalisht a psiqikisht, por më shumë se kaq. Përpara një beteje me sfond politik, duhet t’i bësh hesapet mirë se me kë dhe për duhet t’i lëvizësh gurët e lojës.

meriMegjithatë, akuzat dhe ndërakuzat kanë prodhuar një sfond edhe më të gjerë se kaq, duke pasur në fokus, dëshminë e një vajze të re, të pambrojtur dhe të brishtë në kushtet e jetës që ka bërë. Pas kallëzimit të një ngjarjeje abuzuese me të, me kallëzim më herët ndaj të akuzuarit, djalit të një deputeti socialist, vajza është prononcuar pa imazh në një media private, ku ka kundërshtuar mediatikisht akuzën e depozituar ndaj organeve ligjvënëse.

Kjo situatë ka prodhuar shumë shpejt debat, ndërsa trajtesa e saj nuk duhet të përngjante me një gjyq të inskenuar, ku të fajshmit të dalin të pafajshëm dhe e anasjella. Megjithatë, ajo që lipset në situata të tilla, kushdo qoftë fajtori, është të ruhet gjuha e mllefit ndaj dikujt që mund të ishit ju apo njeriu juaj, pa namin e nevojshëm për të shpëlarë trurin e ca të tjerëve. Këtu e kam fjalën sidomos për një të pambrojtur, si kjo vajzë e re, e cila jo thjesht për gjininë, por më shumë se kaq, nuk duhej të ishte aty ku u ul mbrëmë para një poltroni rrëfyes për publikun e gjerë.

Ja pse po ndaj me ju dhe mesazhin e një kolegu, i cili më ngacmoi në rreshtat që hodha më sipër:

Osman Stafa, gazetar

Postimi në Facebook i gazetarit Osman Stafa.

Ajo ‘u përdhunua’ prapë!

Akoma vazhdojë abuzojnë me të, abuzuan që mbrëmë, duke filluar nga media, e duke vazhduar me analistët, e më pas me komentuesit e internetit, që në çdo koment e etiketonin atë një “kurvë”. Mes këtyre komentuesve kishte edhe femra. E frikshme. Po abuzojnë me një vajzë të rritur pa baba, dhe po e trajtojnë si një “copë leckë” të pavlerë. Jo, ajo doli pa leje, prandaj djali u nxeh, jo ai nuk e përdhunoi, vetëm e përkedheli, jo ai donte të fikte cigaren, por pa dashur e fiku mbi të, jo ai nuk e përdhunoi, ai thjesht tentoi, jo ai nuk e rrëmbeu, thjesht donte t’i bënte një xhiro me makinë, jo ai nuk e kërcënoi me pistoletë prej vërteti, ajo ishte ‘lodër’. Pastaj vjen media, që merr një dëshmi, të tepruar, në kushtet kur vajza mund të jetë akoma e kërcënuar, dhe në kushte psikologjike jo normale. Pastaj vijnë analistët, që sillen sikur gjatë kësaj kohë i kanë mbajtur vajzës pishtarin. Ka shumë pikëpyetje kjo histori, që mund të kishin marrë përgjigje që dje!

Ku PROKURORIA? Në të së… është, nga kjo e përkohshmja e deri tek më i fundit, që ose janë të paaftë, ose u janë lidhur duart për të mos zbardhur ngjarjen. Viktima e vetme e kësaj historie do mbetet vajza, të tjerët do shpëtojnë, të tjerat do harrohen, siç janë harruar gjithmonë!

Dhe kush i hyn në hak një jetimeje, e marrtë patjetër mbrapsht dhe dyfish. Vetëm kjo na ka mbet ne shqiptarëve, vetëm mallkimi për këto që ndodhin! As protesta, as të ngrihen njerëzit, asgjë.

Vetëm mallkimi dhe urimi që këto ngjarje mos prekin familjaret tanë. E frikshme! Në këtë vend nuk jetohet më!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top