Dëshmi

April 20, 2023 | 9:01

Historia e pazakontë e dy binjakeve / Vuajnë nga të njëjtat simptoma, por vetëm njëra prej tyre ka sëmundjen e rëndë

Sophie Walker u diagnostikua me tumorin “Wilms”në tetor të vitit 2017 i cili prek veshkat. Në atë kohe ajo ishte vetëm 10-vjeçe dhe filloi të përjetonte simptomat e para që përfshinin dhimbje stomaku, shpine, marrje mendsh dhe humbje peshe. Çfarë suprizoi prindërit dhe mjekët e Sophie-së ishte fakti se dhe motra binjake e saj, Megan po vuante nga të njëjtat shenja, ndonëse nuk ishte e sëmurë. Megan iu nënshtrua një rezoncance “MRI”, por përgjigja rezultoi negative.

Kështu, doktorët dolën në një përfundim i cili njihet shkencërisht prej vitesh dhe ky është fenomeni i “binjakëve pasqyrë” ose “telepatia e binjakëve”. Kur njëri nga binjakët ndjen një dhimbje, të njëjtën dhimbje ose ndjesi përjeton edhe binjaku tjetër. Nëna e Megan dhe Sophie tregoi për mediat vendase se:

“Njerëzit komentojnë sesa sëmurë dukej Megan-i gjatë gjithë kohës. Ajo është akoma më e zbehtë se motra e saj, por nuk e kuptojmë përse pasi testet tregojnë se nuk ka asnjë problem. Është shumë e çuditshme.”

Që nga koha që Sophie është diagnostikuar, ajo i është nënshtruar 3 proceseve të kimioterapisë të cilat kanë ndikuar edhe në shëndetin mendor dhe emocional. Prindërit shpjeguan se përgjatë gjithë sfidave shëndetësore të motrës së saj, Megan nuk ka pasur as edhe një moment qetësie. Ajo ka qenë në dhimbje konstante të pashpjegueshme nga ana mjekësore dhe se po lufton çdo ditë që të ndihet më mirë. Megan nuk mund të qetësohet nëse Sophie nuk ndodhet afër saj.

“Megan donte të qëndronte çdo ditë në spital me Sophie-n. Ndonjëherë rrinte me të deri në orën 3 të mëngjesit. Ajo nuk do ta linte vetëm derisa lodhej dhe i vinte gjumë.

 

Gjatë gjithë periudhës së pandemisë, Megan-it nuk lejohej ta shihte motrën. Ajo mezi u mësua me këtë fakt pasi nuk e përballonte dot. Përveç problemit me largësinë Megan ishte e pafuqishme dhe ndjente dhimbje trupi në çdo moment. Ndonëse vazhdojmë t’i bëjmë teste, mjekët na thonë se kjo është “gjë binjakësh” dhe se nuk do ta kuptojmë kurrë tërësisht” pohuan prindërit e tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top