Lifestyle

April 4, 2016 | 9:11

Historia e qenit që është i bindur se është “mace”

Historia e këtij qeni, i cili u rrit nga macet do të t’ju mbushë me kënaqësi. Ju prezantojmë me Tallyn, një lloj i pazakontë i qenit hasky, i cili është rritur nga macet.

Rezultati i edukimit të tij është se ai është plotësisht i bindur se ai është një mace, gjithashtu.

Pronari i Tally e dinte se qeni i tij ngjante shumë me macet, por pasi postoi disa foto në rrjetet sociale, u sigurua për bindjen e tij.

Njerëzit çuditeshin nga fotot e Tally pasi qeni kishte të njëjtën mënyrë të të sjelluri si edhe macet. Pronarët e Tally e adoptuan atë kur ishte vetëm 2 vjeç dhe e rritën në një ambient bashkë me macet. Edhe pse nuk flinin nën të njëjtën çati, me sa duket, macet arritën t’i jepnin një mësim jete qenit.

Me kalimin e kohës, qeni nisi të mësojë edhe të lëvizë bishtin, sikurse bëjnë macet edhe shumë zakone të tjera që identifikojnë felinët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top