Gjatë një martese, një nga gjërat më të rëndësishme, është babai dhe bija. Ata ngrenë gjithë të ftuarit në këmbë. Megjithatë, për fat të keq, protagonistja e tregimit, e quajtur Renee Addy, e dinte shumë mirë këtë gjë nuk mund ta bënte me babanë e saj, në ditën e saj më të bukur.
Glenn Wagner, vdiq në vitin 2013, për shkak të sëmundjes së pashërueshme të kancerit. Pikërisht një vit pas kësaj ngjarjeje tragjike, vajza e tij Renee u martua. Ajo e dinte shumë mirë që në ditën e saj të martesës, babai i saj nuk do mund ta çonte atë në altar dhe nuk mund të bënte vallëzimin e famshëm me të. Për këtë arsye, vajza ishte shumë e trishtuar. Ishte një moment vërtet i dhimbshëm për të. Megjithatë, kishte një gjë që nusja e ëmbël nuk e dinte. Nëna, Claudia Wagner, së bashku me vajzën tjetër, kishte përgatitur një surprizë krejtësisht të pabesueshme.
Në kujtim të babait të saj, Renee, në restorant, kishte vënë një karrige bosh me xhaketën e tij të motoçikletës dhe gjithashtu, ajo bashkëngjiti një fotografi të Glennit në këpucën e saj, në mënyrë që ta shoqëronte gjatë korridorit. Sidoqoftë, vajza nuk kishte idenë për surprizën që do të merrte. Në një moment, në restorant, filloi kënga e njohur e Celine Dion “Dance with my father”dhe më pas, të gjithë të ftuarit ishin në këmbë.
Renee, kur dëgjoi këngën, shpërtheu në lot. Megjithatë, në atë moment Clint, vëllai i saj shkoi për ta marrë atë për të kërcyer. Së bashku me të, shkuan edhe dy vëllezërit e tjerë të nuses, vëllai i babait dhe shoku i tij më i mirë. Secili prej tyre e përqafoi shumë fort dhe e bëri këtë moment të vështirë, pak më të ëmbël. Renee nuk mundi t’i mbante lotët. Megjithatë, kjo mbeti diçka e paharruar për të gjithë.
Burimi / www.bigodino.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.