Dëshmi

January 11, 2019 | 9:40

Historia e Shane dhe Hannah që e duan njëri-tjetrin, pavarësisht aftësive të kufizuara

Çdo minutë në YouTube, ngarkohen më shumë se 400 orë video në mbarë botën. Midis tyre janë edhe ato të dy të rinjve, një prej të cilëve me sëmundje neuromuskulare, të cilët kanë zgjedhur të bëjnë publike dashurinë e tyre “pa barriera”, sidomos sociale dhe kulturore.

Shane Burcaw është 26 vjeç, Hannah Aylward një më pak: Shane dhe Hannah janë marrëzisht të dashuruar. Historia e tyre filloi pas publikimit të një dokumentari të bërë nga “The Rainn Wilson” që tregonte jetën e të dashurit të saj aktual. Kështu që, pas dokumentarit tre vjet më parë, ajo vendosi të kontaktojë Shanen, duke i dërguar një mesazh të thjeshtë me komplimente, shumë admirim dhe pak kuriozitet për shëndetin.

Të dy përfundojnë duke folur gjithnjë e më shumë dhe duke e njohur më mirë njëri-tjetrin ditë pas dite: Shane ka SMA (atrofi muskulare kurrizore) dhe lëviz duke përdorur një karrige me rrota që kur ishte dy vjeç. Pas mesazheve dhe telefonatave pa fund, Hannah vendos të largohet nga Universiteti i Minesotës për të shkuar në Pensilvani për ta takuar atë.

Pas katër ditëve të kaluara së bashku, të dy e kuptojnë se dashuria e tyre është e vërtetë dhe kështu vendosin të vazhdojnë së bashku. Vitin e kaluar ata kanë vendosur të jetojnë bashkë në një apartament në Minesota, në mënyrë që Hannah të ketë mundësi të përfundojë studimet e saj. Që nga ai moment çifti nuk bën gjë tjetër veçse dokumentojnë marrëdhënien e tyre duke ngarkuar video në llogarinë  e tyre në YouTube (llogaria e tyre quhet “Squirmy and Grubs”) e gjithë kjo për të thyer stereotipet dhe paragjykimet “sentimentale” në fushën e aftësisë së kufizuar.

Shane thotë: “Qëllimi ynë është të normalizojmë mendimet mbi marrëdhëniet me persona me aftësi të kufizuara, kur jemi së bashku në publik, të huajt gjithmonë besojnë se jemi vëllezër, ose se ajo është kujdestarja ime, apo edhe më keq, nëna ime. Madje ka edhe nga ato mendime dëmtuese rreth aftësisë së kufizuar, por mbi të gjitha njerëz që besojnë se personat me aftësi të kufizuar nuk janë në gjendje ose nuk duan të kenë histori dashurie”.

Kështu, në videot e publikuara në kanalin e çiftit, dy të rinjtë diskutojnë gjëra të vogla të përditshme (nga punët e lodhshme shtëpiake deri tek momentet shumë më zbavitëse të kohës së lirë), një aktivitet që e bëjnë të gjithë, por në rastin e tyre jeta tregohet nga perspektiva e atij që është ulur në një karrige me rrota.

Gjëja më interesante, është fakti se gjithmonë ka momente përplasjeje me ndjekësit e tyre: shpesh, çifti është filmuar për t’iu përgjigjur pyetjeve që marrin në rrjetet sociale siç janë, për shembull, profili i tyre i Instagram-it.

“Asnjëherë nuk u ndjeva “e bllokuar” nga reagimet, as nuk ndjeva se isha kujdestare e Shane, dhe nëse duhet t’i themi të gjitha, ne kemi një jetë intime më shumë se të kënaqshme…”

Dhe ndoshta ky është çelësi i suksesit të: të merren me çështjet serioze, shpesh jo të lehta, thjesht duke buzëqeshur. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje ta marrim me sy të mirë atë që çdo ditë komplikohet, dashuria.

Burimi / www.fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top