Lifestyle

January 20, 2016 | 11:03

Historia e vërtetë e fotos së gjyshes 101-vjeçare

Nuk mjafton të thuash se nuk është e vërtetë, por të zbulosh edhe Pse-në? Publikimi i një lajmi në një portal italian, të cilin e përkthyem edhe ne, duke e cituar, ka shkaktuar një valë reagimesh midis lexuesve dhe punonjësve të medies.

Ja si qëndron e vërteta e asaj fotografie:

Rosa Camfield, një grua 101-vjeçare teksa mban në duar stërmbesën e saj, ka bërë bujë në Internet edhe më 30 mars 2015. Fillimisht, fotoja është postuar nga mbesa e saj, Camfield Sara Hamm, e cila ishte befasuar nga shpërndarja e milionave njerëzve në Internet.

“Foto është marrë nga unë, kur vajza ime Kaylee ishte vetëm 2 javësh. Ajo ishte në fakt dita kur ajo u shtrua në spital”.

“Gjyshja ishte e zgjuar dhe gjithmonë e lumtur edhe pse  101 vjeçe. Ishte argëtuese dhe tregonte shumë ndodhi”,  është shprehur 33-vjeçarja Hamm për ABC News.

Ajo vdiq mbrëmë, kështu që kjo ishte shumë e hidhur,” shtoi Hamm.

Camfield u lind më 13 qershor 1913. Profesioni i saj ishte mësuesia dhe pjesën më ta madhe të jetës e ka kaluar në shtetin e Miçiganit. Rosa Camfield, 101 vjeç  vdiq më 30 mars, 2015 , pasi kjo video u bë virale në internet.

Foto kishte për qëllim të tregonte marrëdhënien midis brezave, çka nxiti edhe të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.

1

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top