Në fokus

April 12, 2017 | 15:36

Historia frymëzuese e vajzës me aftësi ndryshe: Jeta vazhdon edhe përtej rrotave

Ende pa mbushur 1 vjeç Eligerta Sadja preket nga një temperaturë e lartë , që i paralizon të dyja këmbët. Por sot karrigia me rrota nuk e pengon të shijojë jetën.

1

“Jetoj në Selitë të Elbasanit. Studioj në shkollën “Osman Gjini”. Siç më shihni unë jam ndryshe, por gjithsesi kjo nuk më kufizon në asgjë, sepse jeta vazhdon edhe përtej rrotave, prandaj edhe unë jam e lumtur, jam shumë optimiste për jetën. Jeta jonë është një film. Film, i cili fillon duke u incizuar nga momenti që ne lindim edhe në momentin që ne largohemi nga kjo jetë, sepse çdo gjë është ngjarje e jetuar. Kam shumë mendime për të shkruar dhe nuk më ndalojnë këto rrota , sepse mendimet e mia ikin përtej këtyre rrotave,” shprehet ajo plot pozitivitet në studion e Rudinës.

Dëshira e saj e madhe është që të bëhet regjisore dhe deri më tani ka realizuar dy filma.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top