Dëshmi

December 13, 2019 | 8:06

Historia mbresëlënëse e nënës që lindi në aeroplan dhe emri i veçantë që zgjodhi për fëmijën…

Një aeroplan i linjës American Airlines u ul me një pasagjer më shumë. Të mërkurën e kaluar një grua që ishte duke shkuar për në Karolinën e Veriut ka lindur vajzën e saj në aeroplan. Falë gatishmërisë dhe aftësisë së stjuardesave, Lizyana Sky Taylor – e quajtur kështu për nder të vendit ku lindi, erdhi në jetë pa probleme.

Kjo ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në një aeroplan të quajtur Born, i cili u nis nga Florida për në Karolinën e Veriut. Nëna e re, Nereida Araujo, 38 javë shtatzënë, hipi në aeroplan e qetë. Megjithatë, pak para se të zbriste, ajo filloi të ndjejë dhimbje në bark. Falë ndihmës se personelit të fluturimit dhe një infermiereje që gjendej në bord, gruaja arriti të lindë dhe gjithçka shkoi shumë mirë. Nereida, në faqen e saj në Facebook, falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan për të lindur “Qiellin” e vogël.

 

 

Burimi / https://www.leggo.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top