Në fokus

January 17, 2018 | 10:02

Historia prekëse e babait që lahej në tualetet publike për t’ia fshehur sekretin të bijave

Foto reporteri GMB Akash ka prekur zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën me një postim të veçantë që ka publikuar në Facebook. Ai tregon historinë e një njeriu të varfër, që punon shumë çdo ditë për të dërguar fëmijët e tij në shkollë – një vend ku ai kurrë nuk mundi të shkojë.

1

“Kurrë nuk u kam thënë fëmijëve të mi se cila ishte puna ime. Unë kurrë nuk doja që ata të ndihen të turpëruar për shkakun tim. Kur vajza ime më e vogël më pyeti se çfarë pune bëj, i thashë me hezitim se isha një punëtor. Para se të kthehem në shtëpi çdo ditë, lahem në banjën publike kështu që ata nuk e kuptojnë se çfarë pune bëj. Doja t ‘i dërgoja vajzat e mia në shkollë, për t’i edukuar. Doja që ata të qëndrojnë para njerëzve me dinjitet. Unë kurrë nuk kam dashur që dikush t’i shikojë ata ashtu siç më shikonin mua. Njerëzit gjithmonë më turpërojnë. Kam investuar çdo qindarkë nga fitimet e mia për edukimin e vajzave të mia. Unë kurrë nuk kam blerë një këmishë të re, në vend të kësaj i përdora paratë për blerjen e librave për ta. Gjithçka kam kërkuar që ato të fitojnë për mua është respekti. Unë isha një punëtor pastrimi.

Një ditë para datës së fundit të pranimit në kolegj të vajzës sime, nuk ia arrija dot të paguaja tarifën për t’u pranuar në kolegj. Nuk mund të punoja dot atë ditë. Isha ulur pranë plehrave, duke u përpjekur të fsheh lotët e mi. Të gjithë punëtorët po më shikonin, por askush nuk erdhi të më fliste. Kisha dështuar dhe ndihesha zemërthyer. Nuk e kisha idenë se si të përballesha me vajzën time, e cila do të më pyeste për pagesat e pranimit sapo të kthehesha  në shtëpi. Unë kam lindur i varfër. Besoj se asgjë e mirë nuk mund t’i ndodhë një personi të varfër. Pas punës, të gjithë kolegët e mi erdhën tek unë, m’u ulën pranë dhe më pyetën nëse i konsideroja si vëllezër. Para se të mund të përgjigjesha, ata më dorëzuan të ardhurat e tyre ditore.

Kur u përpoqa t’i refuzoja të gjithë, m’u kundërvunë njëzëri:”ne do të vdesim sot nëse duhet, por vajza jonë duhet të shkojë në kolegj. ‘Nuk mund t’ ju përgjigjesha atyre’.

Atë ditë nuk bëra dush, u ktheva në shtëpinë time ashtu siç isha, si një punëtor pastrimi…

Vajza ime e madhe do të përfundojë shumë shpejt studimet në universitet. Tri prej vajzave nuk më lejonë të shkoj më në punë. Njëra ka një punë me kohë të pjesshme dhe tri të tjerat shkollohen.

Ndonjëherë, vajza ime më e madhe më çon në vendin tim të punës. Ajo ushqen të gjithë punëtorët e mi bashkë me mua. Ata qeshin dhe pyesin pse ajo i ushqen aq shpesh. Vajza ime u tha: ” të gjithë ju vdiqët për mua atë ditë, që unë të bëhem ajo që jam sot, lutuni për mua që unë mund t ‘ ju ushqej të gjithëve, çdo ditë.’ Në ditët e sotme nuk ndihem sikur jam një njeri i varfër. Kush ka fëmijë të tillë, si mund të jetë i varfër? – Idrisin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top