Në fokus

March 17, 2017 | 13:35

Historia prekëse / “Nëna ime u përdhunua duke më mbrojtur mua”

Pavarësisht nga ajo që ju mund të mendoni në lidhje me mediat sociale, ato mbeten një mikrofon global për njerëz si Yeonmi Park.

1

Yeonmi Park ishte 13 vjeç kur u largua nga Koreja e Veriut. Ajo migroi thjesht për një jetë më të mirë, por për të shpëtuar nga ferri në vendin e saj. Tanimë ajo është bërë një zëdhënëse për të drejtat e koreano-veriorëve që ikin drejt “vendeve të paimagjinueshme”.

Park foli në Samitin “The One Young World” dy vjet më parë. Por tani thuhet se 65 milionë njerëz kanë dëgjuar historinë e saj.

Përmes lotëve ajo rikujton disa momente pikëlluese, gjatë kohës së saj në Korenë e Veriut, duke përfshirë edhe momentin kur ajo kishte parë nënën e shokut të saj duke u ekzekutuar, kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe. Gruaja në fjalë ishte ekzekutuar vetëm e vetëm se kishte shikuar një film të Hollivudit.

“Koreja e Veriut është vendi i vetëm në botë që ka ekzekutuar njerëzit, vetëm sepse bënin telefonata të paautorizuara ndërkombëtare”, thotë ajo.

Ajo ka lindur në vitin 1993. Babai i saj vdiq në Kinë pasi u arratisën nga Koreja e Veriut.

“Unë duhej ta varrosja në orën 3 të mëngjesit në fshehtësi. Unë isha vetëm 14 vjeçe. As nuk mund të qaja, kisha frikë se do të më kthenin në Korenë e Veriut”, rrëfen me lot ajo.

“Ditën kur u largova nga Koreja e Veriut, e pash nënën time të përdhunuar. Përdhunuesi ishte një trafikant kinez. Ai më shënjestroi mua, unë isha 13 vjeçe. Ka një thënie në Korenë e Veriut: ‘Gratë janë të dobëta, por nënat janë të forta’. Nëna ime i lejoi vetes të përdhunohej, për të më mbrojtur mua”.

Teksa kujton historinë e arratisjes ajo kujton: “Mongolia ishte momenti ynë i lirisë. Vdekje ose dinjitet. Të armatosur me thika, ne kemi qenë të përgatitur për të vrarë veten në qoftë se ne do të detyroheshim të ktheheshim në Korenë e Veriut. Ne kemi kërkuar të jetojmë si njerëz. Njerëzit nuk meritojnë të jenë të shtypur vetëm për shkak të vendlindjes së tyre”.

Tanimë Yeonmi është vendosur në Nju Jork, ku po studion për ekonomi në Universitetin Kolumbia.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top