Në fokus

November 27, 2020 | 8:05

Historitë që i themi njëri-tjetrit bëhen realiteti ynë

Sandra “Eshewa” Saporito
Autore dhe operatore në disiplinat bio-naturale

“Marrim një grusht rërë nga panorama e pafund e perceptimeve dhe e quajmë atë botë”. (Robert M. Pirsig)

Realiteti ynë është mënyra se si e perceptojmë botën. E perceptojmë atë përmes 5 shqisave tona dhe në një moment të dytë mendja rishtjellon tërësinë e këtyre perceptimeve për të na ndihmuar të krijojmë një imazh, një përpunim mendor që do të veprojë si një shkurtore njohëse në botë, në mënyrë që çdo herë që të kemi kontakt me një objekt të caktuar të  perceptimit, mendja do të jetë gjithmonë më e shpejtë për të përpunuar mendimin, por në të njëjtën kohë, perceptimet tona do të jenë gjithnjë e më sipërfaqësore, deri në, herë-herë, për t’u injoruar plotësisht nga mendja.

Mendja ndërton një realitet virtual dhe parcial

Pse jemi në gjendje të lexojmë fjalë që nuk janë aty dhe të marrim një mesazh koherent nëse në fakt nuk ekziston? Sepse mendja jonë është mësuar të na kursejë kohë, dhe e bën këtë duke hedhur përfundime, duke u shoqëruar me atë që di tashmë. E bën këtë me leximin, por edhe në shumë fusha të tjera. Për shembull, ky proces është i paçmuar kur e gjeni veten në kushte të rrezikshme: mendja jonë është stërvitur të parashikojë sinjale të jashtme për të na mbajtur të sigurt.

Për shembull, në sajë të këtij mekanizmi mendor unë do të jem në gjendje të kuptoj paraprakisht kur një qen nuk do të jetë i gatshëm ndaj meje dhe unë do të jem në gjendje të shmang çdo agresion edhe para se ai të më lehë, duke deshifruar shenjat e tij të armiqësisë dhe duke parashikuar reagimet e tij. Problemi ekziston kur mendja, në përpjekje për të optimizuar gjithnjë e më shumë proceset e saj, e vë këtë mekanizëm në veprim pothuajse sistematikisht. Në këtë mënyrë, ne e përjetojmë botën bazuar në imazhin e regjistruar në mendjen tonë, dhe kjo fatkeqësisht vlen si për njerëzit edhe veten tonë. Ne nuk e shohim veten ashtu siç jemi, por ashtu siç mendojmë.

Realiteti është shumës: secili ka të vetin

“Realiteti që kam për ty është në formën që ti më jep; por është realitet për ty dhe jo për mua; realiteti që ke për mua është në formën që ju jap; por është realitet për mua dhe jo për ty; dhe për veten time nuk kam asnjë realitet tjetër përveçse në formën që mund t’ia jap vetes. Dhe si? Duke e ndërtuar vetë atë, në fakt”. (Luigi Pirandello)

Nuk ekziston asnjë realitet universal i përbashkët për të gjithë, sepse secili ka realitetin e tij: secili e percepton botën në bazë të përvojës së tij, temperamentit, përvojave, filtrave të brendshëm, mendjes së tij. Shumësia e realitetit shpesh injorohet, jo për mungesë inteligjence por për mungesë të vetëdijes, dhe kjo mungesë shpesh çon në keqkuptime, dhe për të ardhur keq, edhe në burime mosmarrëveshjesh, grindjesh dhe keqkuptimesh me njerëzit përreth nesh.

Të mendosh se rrëfimi mendor që kemi, kryesisht i pavetëdijshëm dhe jo shumë i përqendruar në perceptimin real të botës në momentin e tanishëm, mund të çojë në vuajtje emocionale, dhe nuk do të ishte aq larg nga e vërteta nëse e mendojmë.

Për shembull, nëse realiteti im dhe si rrjedhojë ajo që unë e jetoj si të vërtetë dhe reale, është ndryshe nga ajo që ju e perceptoni si reale dhe secili prej nesh përpiqet ta bëjë tjetrin të pranojë realitetin “e tij” sepse bindja është ajo që realiteti është njëri dhe universal, të dy bashkë do të mendojmë se kanë të drejtë dhe tjetri, gabim. Çdo diskutim që përfshin pikëpamje të ndryshme do të jetë, në fakt, një luftë për pushtet për t’i imponuar botës së tjetrit, kur të gjithë mund të kenë të drejtë.

Ndryshimi i rrëfimit të brendshëm për të ndryshuar realitetin

Ajo që i themi vetes për botën dhe çfarë i themi vetes për veten tonë është e rëndësishme për të kuptuar se çfarë realiteti ndërtojmë për veten tonë. Nëse mësohemi me të njëjtat mendime, mendja jonë do të përpiqet të përputhë pamjen e jashtme me imazhet tona të brendshme duke e drejtuar vëmendjen tonë ekskluzivisht drejt asaj që do të konfirmojë besueshmëritë tona, edhe pse në fakt bota atje, dhe ajo në të cilën po jetojmë në integralitet të përvojave tona, është e ndryshme nga mënyra se si mendojmë.

Pra, ajo që mund të bëjmë kur gjithçka duket se po shkon keq, është të ndalojmë. Ndaloni dhe merrni frymë, ndaloni dhe vëzhgoni, ndjeni dhe perceptoni, kthehuni tek gjërat themelore, në perceptimet vetjake dhe “lexoni” botën, moment pas momenti, për të përditësuar imazhin mendor në të cilin bazohet mendja jonë, për të kuptuar mesazhin e vërtetë të jetës tonë në atë moment të veçantë.

Kur do të jemi në gjendje të lexojmë botën pa kapërcyer momentet e çmuara, kënaqësitë e vogla, momentet e gëzimit që zakonisht i shpëtojnë kujtesës sonë, por që i jetojmë me të vërtetë, atëherë do të jemi në gjendje të ndryshojmë rrëfimin e brendshëm, duke ndryshuar kohën me të cilën zakonisht bashkojmë botën tonë: nuk do të përdorim më të ardhmen e pasigurt, të kaluarën komplekse të kushtëzuar ose melankolike, por do të përdorim të tashmen, kohën e këtu dhe tani, ku mendja kthehet për t’u përqendruar në gjërat që na duhen dhe ndalet duke na tërhequr në një labirint mendimesh si një qen roje që përpiqemi ta mbajmë në zinxhir.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi eticamente.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top