Ne të gjithë jemi njohur me tmerrin nazist, përpjekjet për të asgjësuar popullin hebrej në vitet 1940 – Holokaustin.
Një nga aspektet më pak të njohura të politikës naziste ishte shfarosja e 275.0001 pacientëve psikiatrikë. Shumica prej tyre, kishin një diagnozë të skizofrenisë. Më 1 shtator të vitit 1939, Hitleri shkroi një letër autorizimi për vrasjen e pacientëve të psikiatrisë dhe nga tetori i atij viti, një grup i psikiatërve vlerësuan të gjithë pacientët. Në gusht të vitit 1941, 70.273 pacientë ishin vrarë. Vrasja vazhdoi gjatë luftës. Shifrat e sakta janë të panjohura, por vlerësimet më të mira na japin 200000-275000 persona.
Fatmirësisht, qëndrimet ndaj njerëzve që jetojnë me probleme të shëndetit mendor sot janë përmirësuar. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që diskriminimi nuk ekziston. Ne duhet të mbetemi gjithmonë vigjilent. Nuk ka kohë më të mirë për të na kujtuar rëndësinë e sjelljes në shoqëri. Ne kurrë nuk duhet të harrojmë çfarë shkakton urrejtja dhe diskriminimi.
Tema e këtij viti për Ditën e Holokaustit është “se si mund të vazhdojë jeta?” Kjo përfshin kujtesën për ngjarjet e kaluara, na inkurajon të përballemi me urrejtjen sot dhe se si ne mund të ndihmojmë njerëzit nga grupet e të përndjekurve, për t’i siguruar që jeta vazhdon në fytyrën e urrejtjes dhe persekutimit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.