Aktualitet

July 2, 2024 | 17:44

Homazhet për kolosin e letrave shqipe Ismail Kadare dhe ceremonia shtetërore e lamtumirës, do të mbahen të mërkurën në TKOB 

Lamtumira e fundit për Ismail Kadare, shkrimtarin që ndryshoi botën dhe fluturoi mbi kullat e letërsisë botërore me veprat e tij, do të jepet në një ceremoni të veçantë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. 

ismail-kadare

Dita e sotme, 2 Korrik dhe ajo e nesërme 3 Korrik u shpallën si ditë zie kombëtare në nderim të të ndjerit, Ismail Kadare, personalitet i shquar i letrave shqipe. Qeveria shqiptare do të organizojë përcjelljen e lamtumirës në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, prej nga ky gjeniu i letrave shqipe do të niset drejt varrezave të Tufinës. Homazhet sipas njoftimit, do të nisin ditën e mërkurë, datë 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri në orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30.

Po kështu në orën 13:00, të 3 korrikut në nderim të shkrimtarit do të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top