Mirëqenie

February 7, 2019 | 8:50

Hormoni i prodhuar gjatë gjimnastikës u rikthen kujtesën atyre që vuajnë nga Alzheimer

Alzheimer është një sëmundje mizore me shumë efekte dobësuese, si për ata që janë të prekur, edhe për ata që janë pranë tyre, të cilët gradualisht humbasin vetëdijen se kush janë dhe të gjitha ato që kanë ndërtuar në jetë. Përballja me këtë sëmundje është një betejë e madhe dhe çdo ditë miliona njerëz në mbarë botën ëndërrojnë një kurë për Alzheimerin.

Ne kemi lajm të mirë për të gjithë ata që vuajnë nga efektet e kësaj sëmundjeje: shkencëtarët brazilianë në Universitetin Federal të Rio de Janeiro, përmes një eksperimenti të ri, mund të kenë gjetur trajtimin e Alzheimerit.

Shkencëtarët kanë zbuluar se një hormon i veçantë, i prodhuar gjatë stërvitjes, mund të rikthej kujtesën dhe të çojë në uljen e efekteve të Alzheimerit dhe ndoshta të kurojë sëmundjen. Studimi i 20 hulumtuesve të UFRJ në Brazil, në bashkëpunim me 5 studiues të huaj, u botua në revistën ‘Nature Medicine’.

Studimi është kryer në minj që vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit. Ata bënë një orë stërvitje në palestër dhe pishinë për pesë ditë në javë. Këto kafshë iu nënshtruan testeve të mëvonshme të kujtesës dhe treguan një rezultat më të mirë se ata që nuk i ishin nënshtruar ushtrimit. Pas pesë javësh trajnimi fizik, efektet e sëmundjes ishin zhdukur praktikisht tek të gjitha ata.

Përgjegjës për transformimin është irisin, një hormon përgjegjës për reduktimin e rezervave të yndyrës dhe jashtëzakonisht efikas në tru, i cili forcon sinapset, të cilat janë impulset midis neuroneve dhe qelizave të muskujve dhe gjëndrave. Njerëzit me Alzheimer e kanë të dobësuar këtë funksion, por përmes irisit mund ta forcojnë këtë lidhje dhe kështu përmirësojnë memorien.

Hulumtuesit besojnë se efektet e Alzheimer mund të reduktohet ose në disa raste edhe neutralizohen plotësisht nga përdorimi i disa barnave që përmbajnë irisin. Këto barna nuk ekzistojnë ende dhe ndoshta do të duhen disa kohë para se të prodhohen, pasi ato duhet së pari të testohen tek njerëzit.

Sidoqoftë, është një lajm i madh dhe gjë e mirë është fakti që trupi shtë në gjendje ta prodhojë këtë hormon nëpërmjet ushtrimeve fizike, sipas neurologut Mychael Lourenco.

“Stërvitja fizike shkakton prodhimin e irisit në trupin tonë, kështu që ne mund ta përdorim atë në avantazhin tonë në mënyrë që të shmangim humbjen e kujtesës dhe sëmundjen e Alzheimerit në të ardhmen”.

Ky studim ka prodhuar rezultate shumë të rëndësishme si për ata që presin kurën kundër Alzheimer dhe për ata që dëshirojnë të parandalojnë zhvillimin e sëmundjes në çdo kohë të jetës. Rezultatet janë me të vërtetë emocionuese!

 

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top