Një hormon i prodhuar nga qelizat e kockave mund të parandalojë problemet me kujtesën, duke ofruar shpresë për miliona njerëz të moshuar që luftojnë me problemin njohës teksa plaken.
Sasia e osteokalcinës – një hormon i prodhuar nga qelizat e kockave – që ne kemi në trupin tonë në mënyrë të natyrshme, mund të parandalojë humbjen e kujtesës, nëse prodhohet si në nivelet kur ishim të rinj.
Hulumtuesit thanë se, edhe pse prodhohet natyrshëm nga trupi një injeksion i osteokalcinës do të ishte i sigurt.
Profesor Gerard Karsenty nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Kolumbias në Nju Jork tha: ‘Në studimet e mëparshme, kemi gjetur se osteokalcin luan role të shumta në trup, duke përfshirë një rol në kujtesë.’
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.