Lifestyle

February 24, 2016 | 9:59

Hotel-Libraria në Tokio

Disa njerëz i duan librat, ndërsa të tjerë vihen në gjumë prej tyre. Libra dhe shtretër janë vendosur në katin e shtatë të një godine në lagjen Ikebukuro të Tokios.

Hotel-Libraria i ka hapur dyert më 5 nëntor 2015.

Projektuar nga Makoto Tanijiri dhe Ait Yoshida, ambjenti premton të jetë vendi më i mirë për tu rehatuar me një libër të mirë dhe të flini gjumë.

Çmimi për mbrëmje varion nga 3,800 deri në 6,000 Yen (32 $ deri në 50 $), në varësi të madhësisë së strehimit. Në ditën e hapjes, ishin në dispozicion 1,700  libra në gjuhën angleze dhe japoneze, ndërkohë që zgjerimi i biblotekës do të vijojë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top