Mirëqenie

October 23, 2019 | 8:30

Hudhër dhe alkool. Çfarë i ndodh trupit me këtë recetë të lashtë tibetiane?

Ajo është shfaqur në internet si një recetë e gjetur në një manastir të lashtë tibetian. Një recetë që besohet se daton rreth 5000 vjet më parë. Disa pretendojnë se kjo pije është shumë e fuqishme sepse është efektive në kurimin e një game të gjerë problemesh shëndetësore. Është në gjendje të ndërhyjë kundër arteriosklerozës, por edhe të ndihmojë ata që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut.

Është një lehtësim edhe për ata që vuajnë nga një sërë problemesh të frymëmarrjes si ftohja, kollitja, astma dhe sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD). Duket se ndihmon në administrimin e simptomave edhe në rastin e kancerit të mushkërive. Është ideal për njerëzit që vuajnë nga sinusiti. Ky eliksir tibetian gjithashtu do të sigurojë përfitime të konsiderueshme për gastritin. Përmirësime të rëndësishme do të ndodhin edhe tek ata që kanë probleme me impotencën.

Receta e lashtë tibetiane është në gjendje të rizbulojë një jetë seksuale të shëndetshme pa përdorimin e barnave të shtrenjta që prodhojnë efekte serioze anësore. Përfitime marrin gjithashtu edhe ata që duan të humbin peshë. Përshpejton metabolizmin dhe e bën djegien e qelizave yndyrore më efikase.

Si ta përgatisni pijen tibetiane?

Për ta përgatitur atë ju duhen 350 gramë hudhër e papërpunuar, 200 mililitra rum ose alkool. Sigurohuni që nuk përmban klorur benzalkonium ose metanol. Qëroni hudhrat, pritini dhe vendosini në një kavanoz qelqi të sterilizuar. Mbush kavanozin e qelqit me rum ose alkool, mbylleni kavanozin dhe lëreni përzierjen të pushojë për 10 ditë. Pas kësaj kohe, filtrojeni dhe vendoseni përsëri lëngun e filtruar në kavanoz qelqi dhe lëreni edhe për dy ditë të tjera. Për të marrë të gjitha përfitimet është e nevojshme të hidhni një pikë në një gotë ujë dhe ta pini atë përpara se të hani mëngjes dhe para drekës. Në mbrëmje, këshillohet që të merrni 2 pika të holluara në një gotë me ujë, kjo gjithmonë para vaktit. Receta do të ishte ideale për problemet me shikimin dhe dëgjimin.

Cilat janë përfitimet e hudhrës?

Hudhra është një baktericid i fuqishëm, është një ndihmë e shkëlqyeshme në rastin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, për shembull në rastin e gëlbazës. Hudhra forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve të gjoksit, kollës dhe kongjestionit. Përdoret në muajt e dimrit, pasi ndihmon në largimin e ftohjes dhe gripit. Hudhra përmban nivele të larta të jodit, kjo është arsyeja pse sugjerohet për trajtimin e hipertiroidizmit.

Hudhra është armiku i kolesterolit LDL dhe depozitimeve të pllakave ateromatoze që gjenden në muret e venave dhe arterieve. Kur grihet, hudhra lëshon allicin, i cili është një antibiotik natyral. Ushtarët e Luftës së Parë Botërore përdorën hudhër të grirë mbi plagët e infektuara të pësuara në betejë. Hudhra është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës B6 që është i domosdoshëm për një sistem të shëndetshëm imunitar dhe rritjen e qelizave të reja. Kjo vitaminë ndihmon me luhatjet e humorit.

Hudhra është e dobishme për parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit, si ai i fshikëzës, kancerit të prostatës, kancerit të gjirit, zorrës së trashë dhe stomakut. Hudhra rregullon sheqerin në gjak duke rritur nivelin e insulinës, gjë e cila mund ta bëjë më të lehtë mbajtjen nën kontroll të diabetit.

Kini kujdes që mos të merrni doza të mëdha hudhrash. Mos kaloni mbi 4 gramë në ditë. Hudhra mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj nëse e merrni përtej dozës së rekomanduar. Hudhra nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, por edhe te njerëzit me zorrë të ndjeshme që vuajnë nga gastriti ose ulçera.

 

 

Burimi / https://cefalunews.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top