Mirëqenie

July 27, 2017 | 10:33

Hudhra, çaji dhe mjalti luftojnë gripin dhe të ftohurin

hudhra

Hudhra

Megjithëse aroma e saj mund të të çmendë, ajo njihet si antibiotiku më natyral për organizmin e njeriut. Hudhra është e shëndetshme për faktin së përmban fitokimikate, të cilat  vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojnë kancerin. Këtë e kanë treguar edhe përfundimet e studimeve të shkencëtarit David Grotto nga Çikago, i cili bazuar në studimet dietologjike, pohon se hudhra është e këshillueshme të konsumohet pasi t’i hiqet lëvozhga, të pritet në copa të vogla, të shtypet dhe pastaj të përdoret.

caj

Çaji

Botërisht çaji është i njohur për efektet e tij kundër gripit dhe të ftohurit. Ai është i pasur në kalori, pa kosto dhe përgatitet lehtë. Çaji përmban polifenole, të cilat kanë antioksidantë mbrojtës. Polifenolet janë antibakteriale, antivirale dhe veprojnë si antiinflamatore.

miele1

Mjalti

Mjalti ka aftësi kuruese për faktin se përmban Vitaminë B. Përveç shërimit të jashtëm, si dezinfektant për plagë dhe gërvishtje të lëkurës, mjalti ka edhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Rekomandohen çdo ditë konsumimi i dy lugë çaji mjaltë. Rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metodë mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi. Mjalti në këtë rast i lufton dyfish më shpejt bakteret sesa një tretje sheqeri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top