Shtimi i hudhrës në gatime, sallata dhe gjëra të tjera ushqimore e bën çdo gjë më të shijshme. Por, pavarësisht shijes, hudhra është gjithashtu një prej ushqimeve më të shëndetshme në planet. Në fakt, hudhra njihet si antibiotiku më i fuqishëm natyral që është krijuar nga vet natyra dhe e përmirëson shëndetin në shumë mënyra.
‘Journal of Antimicrobial Chemotherapy’ ka publikuar një studim të kryer nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit, ku është përqendruar në një prej baktereve më të zakonshme, që quhet campylobakteri. Ky bakter është shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve që çojnë në diarre, grip dhe dhimbje barku.
Hulumtimet kanë treguar se hudhra është 100 herë më e aftë ta shkatërrojë atë bakter sesa antibiotikët e zakonshëm. Veç kësaj, shkencëtarët po ashtu kanë zbuluar se hudhra vepron shumë më shpejt se ilaçet.
Përveç vetive antibiotike që ka, hudhra ofron përfitime shëndetësore tjera, si:
– Forcon sistemi imunitar
– Pastron gjakun nga toksinat
– Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
– Zvogëlon rrezikun e kancerit
– Ndihmon të rikuperoheni më shpejt nga gripi
– Trajton në mënyrë natyrale tensionin e gjakut.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.