Në fokus

November 21, 2016 | 11:31

Hulumtimi i frikshëm/ Fëmija juaj mund t’i ngjajë ish-partnerit dhe jo babait

Nëse ju do të kaloni kohë në një maternitet do të dëgjoni prindërit e rinj krenarë, që diskutojnë trashëgiminë gjenetike të pasardhësve të tyre.

1Një studim i kryer në Australi thotë se i porsalinduri mund të ngjajë me partnerin e mëparshëm seksual të nënës dhe jo babait të vërtetë.

Studiuesit zbuluan se, për mizat e frutave, madhësia e pasardhësve përputhet me madhësinë e mashkullit që nëna kishte pasur me parë dhe jo me të atin e vërtetë.

Mendohet se molekulat e spermës prodhuar nga partneri i parë mund të absorbohen nga vezët e papjekura të nënës.

“Ne nuk e dimë ende nëse kjo vlen edhe për speciet e tjera”, shpjegon autori i studimit, Dr. Angela Crean.

Ai shton: “Ky studim ka komplikuar një këndvështrim shumë të vjetër të mënyrës sesi gjenetika ndikon në gjeneratat e ndryshme dhe tashmë ky këndvështrim mund të ndryshojë falë këtij studimi, pasi ende dihet shumë pak për mënyrën sesi trashëgohen disa tipare. Disa mekanizma trashëgimie jogjenetike arrijnë të mundësojnë që tipare të mamasë të ndikojnë  tek karakteristikat e fëmijës. Por ne sot dimë se disa tipare nuk ndikohen nga gjenet që kalohen nga prindërit tek fëmijët”.

Ideja se fëmijët tanë të palindur mund të ngjajnë me partnerët e kaluar, mund të na mbushë me tmerr, pa marrë parasysh sa miqësisht përfundon marrëdhënia.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top