Në fokus

January 16, 2019 | 12:52

Hulumtuesit arrijnë të kthejnë qelizat e kancerit të gjirit në yndyrë dhe të bllokojnë metastazat

Për herë të parë, studiuesit kanë arritur të konvertojnë qelizat e kancerit të gjirit në qeliza yndyre, ose thjesht në yndyrë. Falë këtij transformimi, jo vetëm që pengohet përhapja e tumorit, por gjithashtu është parë se nuk ka mundësi për të ndërmarrë transformim invers dhe për këtë arsye të kthehet në qelizë tumorale. Për të lejuar atë duhen dy barna tashmë të miratuara dhe për këtë arsye nuk është shumë e komplikuar për të vazhduar me testet mbi pacientët.

Hulumtuesit fillimisht kanë studiuar një mekanizëm që ndodh çdo herë që duhet të shërohet një plagë në lëkurë: qelizat e epitelit transformohen në qeliza burimore (mesenchyme) që mund të krijojnë një indeks të ndryshëm, përfshirë epitelin në vetvete. Tashmë dihej se tumoret përdorin këtë mekanizëm për t’u përhapur në trup përmes metastazave, si dhe mekanizmi i anasjelltë.

Studiuesit kërkuan ekzaminimin e minjve të laboratorit të implantuar me një formë agresive të kancerit të gjirit të njeriut, dhe i trajtuan ato me dy barna: njëri përdoret për të trajtuar diabetin – rosiglitazone – dhe trametinib, një terapi për kancerin.

Me marrjen e këtyre barnave, kur qelizat e kancerit ndoqën transformimin, në vend të gjenerimit të qelizave të tjera të kancerit ato u transformuan në qeliza yndyre. Jo vetëm kaq, por në momentin që bëhej kalimi i plotë në yndyrë, nuk kishte asnjë shans që qelizat e kancerit të ktheheshin në malinje.

Grupi i kërkimeve ka njoftuar me entuziazëm zbulimin, por ka theksuar faktorë të tjerë që sigurisht duhet të verifikohen: së pari, transformimi i yndyrës ka dështuar me të gjitha llojet e kancerit, por ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme vetëm te kanceri i gjirit. Për më tepër, është parë si një sukses tek minjtë dhe ende nuk dihen rezultatet tek njerëzit.

Përkundër gjithçkaje, kërkuesit mbeten optimist nga fakti që të dy medikamentet e përdorura në eksperiment janë miratuar tashmë nga FDA dhe nuk e komplikon shumë testimin tek njerëzit, gjë që mund të çojë në implikime të papritura.

Hulumtuesit kanë arritur një gjetje të jashtëzakonshme në historinë e kërkimit të një kurimi kundër kancerit: nuk është terapi, nuk ka shpëtuar asnjëherë jetë njerëzore, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të shpresojmë për të ardhmen.

 

Burimi / www.curioctopus.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top