Në fokus

December 3, 2018 | 18:00

Humbet 7-vjeçari nga Durrësi, thirrja e nënës që kërkon të birin: “Më tha, më kërcënojnë drogaxhinjtë

Një ngjarje e rëndë që ka nevojë gjithashtu për solidaritet të fortë. Frenkli Vokli është vogëlushi 7-vjeçar i cili është zhdukur që prej ditës së shtunë të datës 1 dhjetor 2018 në lagjen 13-të të Durrësit. Vogëlushi shkon në shkollën “Bajram Curri” dhe është i datëlindjes 10 Qershor 2011.

1

Newsbomb.al kontaktoi me të ëmën e 7-vjeçarit të humbur, Luljeta Vokli. Nëna ishte në gjendje tejet të rënduar psikologjike dhe ka qenë thuajse e pamundur të sqaronte rrethanat në të cilat ka humbur i biri, por rrëfeu se një natë para se të zhdukej, Frenkli i kishte thënë se e “kërcënonin drogaxhinjtë”.

untitled

“Frenkli është 7 vjeç, por është shumë i zgjuar. Një natë para më tha se aty te shkolla mblidheshin ca që pinin drogë dhe e kërcënonin”. Nëna e Frenklit ka sqaruar se i biri, mëngjesin e së shtunës mbante veshur një pale xhinse, një triko sportive blu me shirita dhe këpucë. Sipas zonjës policia e Durrësit nuk është interesuar aspak për denoncimin e saj. Nëna kërcënon me vetëflijim nëse të birit i ka ndodhur diçka.

Ndërkaq, ajo bën apel për ndihmë dhe vë në dispozicion këtë numër kontakti. +355 69 30 75 675

Burimi:  www.newsbomb.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top