Në fokus

November 13, 2016 | 14:36

Humbi luftën me kancerin: Letra që la pas 17-vjeçarja nga Fieri i përlot të gjithë

Prej 3 vitesh ajo luftonte për jetën, por 17-vjeçarja Aleksandra Z. nga Fieri, e humbi betejën e saj me kancerin. Dhe pavarësisht gjendjes së saj shëndetësore tepër të rënduar, Aleksandra ka qenë më tepër e shqetësuar për ata që po linte pas dhe për vuajtjen që do t’u shkaktonte atyre vdekja e saj.

Kjo është dhe arsyeja përse 17-vjeçarja la një letër prekëse, dedikuar familjarëve dhe miqve të saj më të afërt.

2Ja letra e plotë.

S’e besoj që e kam kaq të shkurtër jetën dhe s’e di sa do mund të jetoj, po shkruaj këtë letër për familjen dhe disa persona të veçantë. Kur ta shihni ju lutem mos qani, ky ishte fati im. Mami, babi, ju dua shumë, mos u mërzisni, kështu ishte e shkruar, nuk kemi çfarë të bëjmë. Doja t’iu kërkoj ndjesë që po iki kaq e re. Ju dua. Ju mblidhni forcat, ndoshta s’jam me ju po jam në zemrën tuaj.

Vëllezërit e mi të dashur Neri, Enea, yjet e motrës mos u mërzisni, do jem pranë jush dhe pse nuk jetoj më. Ju kërkoj ndjesë që po iki kaq shpejt, por do jem në zemrën tuaj.

Elis, ti je dashuria e jetës sime, më fal që nuk jam me ty, të lash vetëm, por do jem me ty çdo çast, minutë, sekondë. Të premtova që do të të doja deri në vdekje. Ja, të desha, më ke bërë pikë në zemër. Kujtim, ti je njeriu që pata pranë çdo çast, je vëllai im, ishe ti që më ndihmove të ec para, kur të bija, të ngrija kokën dhe thosha s’kam gjë, jam mirë po dhe tani jam mirë. Më fal që po iki, po kështu ishte e shkruar.

Këtë letër jua dedikoj edhe shumë njerëzve të tjerë që s’po i përmend të gjithë. Jeni në zemrën time, sepse keni bërë kaq shumë për mua. Më ndihmuat të hedh çdo hap, pa u lënduar.

Mami, babi, ju dua. Buzëqeshni pak, bëjeni për mua, jam pranë jush. Ba, ti më mësove të sillem mirë me të gjithë, më mësove të luftoja. Luftova, por kaq ishte e shkruar. Do ju dua, mos qani.

Vajza juaj Aleksandra Z.

Burimi: Shqiptarja.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top