Këshilla & Arsye

April 15, 2017 | 16:48

Humbja e dëgjimit te mosha e tretë, shkak edhe anemia

Anemia, apo mungesa e hekurit në organizëm, mund të çojë në humbjen e dëgjimit. Sipas një studimi të botuar në JAMA Otolaryngology – Head & Neck Surgery, humbja e aftësisë për të dëgjuar është e lidhur me aneminë.

mungesa-degjimit

Dy në tre persona në moshë mbi 65 vjeç, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vuajnë nga mungesa e dëgjimit, e cila lidhet me hipertensionin, konsumimin e duhanit dhe diabetin. Megjithatë, arsyet e vërteta se përse anemia mund të jetë e lidhur me humbjen e dëgjimit nuk janë kuptuar ende plotësisht, por ka disa shtigje apo hipoteza të mundshme se përse ndodh kjo.

Shkaqet e humbjes së dëgjimit

Për shembull, furnizimi me gjak në veshin e brendshëm nëpërmjet arteries labirint është shumë e ndjeshme ndaj dëmtimit ishemik (dëmet e shkaktuara nga rrjedhja e gjakut), e cila me siguri mund të luajë një rol. Furnizimi i gjakut pra, është në mënyrë të qartë një faktor i rëndësishëm në humbjen e dëgjimit. Një tjetër mekanizëm i mundshëm përfshin myelin, një substancë, e cila është e rëndësishme për kryerjen efikase të sinjaleve përgjatë fibrave nervore.

Hekuri i reduktuar në trup shkakton avari në prodhimin e kësaj substance. Nëse myelin është i dëmtuar, dëgjimi mund të reduktohet. Hapi i ardhshëm për studiuesit do të jetë për të kuptuar nëse trajtimi i anemisë mund të ndikojë pozitivisht në humbjen e dëgjimit. / Panorama /

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top