Mirëqenie

December 9, 2017 | 17:19

Humbja e nënës përlot aktoren / Rozina Kostani: Sakrificë në emër të publikut që më pret në skenë!

Përgjatë provave të vënies në skenë të veprës së Shekspir, “Nata e dymbëdhjetë, Rozina Kostani vetëm një javë para premierës përjetoi një humbje të madhe, humbjen e nënës së saj. E megjithatë Rozina Kostani gjendet në skenë, duke sjellë për artdashësit rolin e konteshës Olivia, dhe shkëlqen në të. Kjo është sakrifica që në fakt artit i duhet të bëjë. Nën emocionet e veprës dhe jetës reale, aktorja e njohur rrëfehet për emisionin “Chic” të Fjodora Fjorës.

rozi1

Prej vitesh i dedikohesh teatrit, por një rol si ai i Olivias çdo aktor do ta dëshironte?

Është fat të luash Shekspirin. Ka një diagramë të gjerë të marrëdhënieve njerëzore të shpërfaqjes, për të gjetur detaje nga më të ndryshme. Është një autor me një botë gjigante, prandaj i ka rezistuar kaq gjatë. Eksperienca ime me Shekspirin ka nisur që herët, dhe pikërisht me “Natën e dymbëdhjetë”, por para 17 vitesh kam luajtur Vjolën e Sebastianit. Kur më erdhi propozimin e Oliviaz, mu ndez një dritë. Është një rol që e kam dëshiruar vërtet. Mund ta qëndisësh bukur, mund të lundrosh e mund të japësh shumë elementë që janë bërë nga eksperienca, mund ta zhvillosh më tej. Eksperienca me Justin ka qenë shumë interesante për mënyrën se si i ka parë personazhet dhe për të konceptuar rolin bashkë me partnerët, mënyra e punës, hedhja e burimi i mizanskenës ka qenë shumë e bukur.

shekspir

Cila është marrëdhënie me Justin, regjisor më shumë përvojë, që gjen një zgjedhje origjinale. Ai ka zgjedhur Ilirinë dhe një kohë që tanimë, përveçse gjendet në arkivat arkeologjike apo prejardhjes tonë, nuk ekziston më përveç në memorie.

Kjo është pika kryesore që Justin na çoi në Iliri. Përveçse vetë Shekspiri e ka përmendur Ilirinë, edhe informacioni historik ka qenë goxha i bollshëm, dhe kjo ka qenë dhe pjesa më e lehtë për ne. Na ka dhënë dorë të lirë për të eksploruar për ne. Brenda nesh ka pasur cilësi dhe elementë vërtetë të asaj kulture që ka qenë mbarë botërore të asaj kohe. Jo më kot Shekspiri, enigma e botës, e ka thënë atë Iliri, përderisa në veprat e tij ka informacion të bollshëm. Sjell nga një anije dy personazhe, vëlla e motër që e dinin të humbur njëri-tjetrin, dhe që vijnë tek ky vend i huaj dhe zbulojnë Ilirinë. Dhe Iliria jemi ne. Është shumë e bukur të kthehesh tek e shkuara jote. Është shumë interesante të kuptosh si kanë qenë këta personazhe në kohën e atëhershme. Çfarë konceptesh, mentaliteti kanë pasur për marrëdhëniet njerëzore e për të huajt kur vijnë. Kemi Violën, dhe Sebastiani e Olivia janë të huaj. Gjatë provave i thosha Justin-it: Kjo më pëlqen se është thellësisht shqiptare.

Nga ka marrë nga këto karakteret shqiptare Olivia, personazhi që ju interpretoni?

Po të marrësh mbretëreshën Teutë, ka qenë një figurë gjigante e historisë. Mënyra se si është qasur botës, marrëdhëniet e saj me mbretër, aty them që ka qenë edhe grinta ku unë jam përpjekur ta kap Olivian. Por, sepse Olivia bie në dashuri me Çerçizin (Cesar). Dashuria është instinkt që nuk të pyet, rend para logjikës, e duke rendur pas saj bëhet qesharake. Ky raport midis instinktit dhe arsyes brenda teje e kam shijuar shumë.

rozi-dhe-fjodora

Është një shfaqje me shumë personazhe në një ambient shumë të vogël. Sa e vështirë është të jesh kaq afër publikut?

Nga përvoja edhe te salla Çehov, unë e dashuroj publikun afër, duket se frymoj bashkë me ta. Është nga shijet e mia. Vështirësia është te mizanskena, mund të mbulosh partnerin. Është 360 gradë e duhet të shikohemi e përftohemi të gjithë.

Ke një marrëdhënie direkte me Neritan Liçaj, i cili është Loloja, gaztori.

Po është e vërtetë dhe karakterin e Nerit e dashuroj. Olivia e thërret lolon se ajo po mban zi pasi i ka vdekur babai, vëllai, është në atë fazën më të zezë të jetës së saj. Por, duke qenë se atraksioni i Orsinos për Olivian nuk është i duhuri. Shekspiri është i kujdesshëm për këtë. Ai nuk i bashkon dy njerëz kur nuk ka tërheqje. Kjo është njerëzore, të zbulosh që t’i mund të dashurohesh aty ku ka atraksion, nuk ka lidhje mosha apo diversiteti. Ajo dashurohet me Çerçizin dhe festja ka nevojë për një këshillë, sepse nëpërmjet talljes apo batutës ai thotë të vërtetë. Për mua analiza vjen nga loçoja. Siç përmes një barsolete tregojmë një të vërtetë të madhe. Pra mes një sarkazme, e cila është shkalla më e lartë e zgjuarsisë. Ajo e kërkon festen, e kanë marrëdhënien shumë të afërt.

Nga mënyra se si e rrëfen, duket se kimia e aktorëve është çelësi i suksesit.

Duhet theksuar se atmosfera mes aktorëve si kësaj radhe do Zoti ndodh prapë, ishte shumë e mirë.

Si po ia del me gjithë këtë ngarkesë, në teatër, akademi?

Është bërë pjesë e rutinës time. Jam mësuar ta vrapoj e të nxitoj gjithandej. Më bën mirë. Unë jam kështu.

Si ia dalin ata të shtëpisë të të mbajnë brenda kuadratit?

Ata e vuajnë, fëmijët më shumë, sepse i gjej në gjumë dhe i zgjoj në mëngjes e tremben.

Sa shkuan fëmijët?

14 vjeç vajza dhe 11 vjeç djali dhe ata u mësuan me intensitetin e punës sime.

A të ndjek ndonjëri nga afër?

Sigurisht, profesioni jonë është shumë joshës. Unë përpiqem t’i largoj. E ndjej që shoqëria nxisin të bëhen aktorë si mami, unë bëj të kundërtën. Përpiqem t’i çliroj nga ankthet e të qenit artist.

rozi-kontesha

Skena është sakrifica e një aktori. Padyshim që askush nuk e mendon deri në momentin kur përballet. Ia vlen gjithë kjo sakrificë ndaj skenës?

Është një kontratë që ne shkruajmë që kur lindim, e cila është vdekja. Jetojmë mbase gjatë të gjithë kohës me ankthin e saj, që do vij tani apo pastaj. Sigurisht që nuk e prisja. Ishte shumë e shpejtë, por besoj që ky profesion e ka këtë defekt mbase, apo mbase nga një e keqe e madhe është një gjë e mirë, më jep mundësinë të krijoj një kontakt vertikal e jo horizontal me ata njerëz që ne i humbim. Ditët e para pasi u ktheva ishte me të vërtetë shumë e vështirë, por kuptova që të jesh profesionist, duhet t’i ndash gjërat. Dhe, u përpoqa shumë. Them se ia kam dal. Përpiqem t’i ndaj e t’i lë mënjanë për t’i rimarrë përsëri. Në darkë kur bëhet rezymeja është më e vështirë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top