Sipas një studimi të botuar më 7 shkurt 2018 nga Gazeta Amerikane e Kardiologjisë, është zbuluar se humbja sadopak në peshë dhe stërvitja, mund të përmirësojnë simptomat për njerëzit që vuajnë nga fibrilacioni atrial.
Fibrilacioni atrial është një çrregullim i zakonshëm i ritmit të zemrës, i shënuar nga një dridhje ose rrahje zemre, e cila mund të shkaktojë marramendje dhe mungesë frymëmarrjeje. Simptoma të tjera përfshijnë këputje, dobësi dhe lodhje.
Mbi të gjitha, kryerja e ushtrimeve të rregullta të moderuara shoqërohet me përmirësimin e cilësisë së jetës dhe shfaq më pak simptoma te njerëzit me fibrilacion atrial. Si humbja e peshës edhe stërvitja mund të plotësojnë terapitë e tjera për trajtimin e saj, përfshirë medikamentet dhe procedurat.
Burimi / shendeti.com.a
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.