– Sallata jeshile ka veti pastruese dhe qetësuese, si dhe tretet shpejt.
– Çikorja ka virtyte tonifikuese, shkarkuese dhe laksative, përmirëson mëlçinë, shëron stomakun nga dhimbjet, qetëson nervat, rregullon rrahjet e zemrës, dhe kuron osteoartritin dhe diabetin.
Gjethet e shtypura të çikores janë përdorur edhe për të trajtuar inflamacionet e lëkurës dhe shëruar plagët. Çikorja ka aftësi për të parandaluar urthin, parandaluar infeksionet nga bakteret, fuqizuar sistemin imunitar dhe ulur shanset e sëmundjeve të zemrës. Për më tepër ajo mbron veshkat nga formimi i gurëve dhe ndihmon ata që duan të bien në peshë. Ndonëse shija e saj nuk i ngjan aspak çokollatës, madje edhe pse nuk ka kafeinë, farat e bimës janë përdorur prej kohësh nga brezat e vjetër për të prodhuar kafe ose për t’ju shtuar kafesë. Çikorja është një bimë e bekuar me sasi të vogla, por të rëndësishme të çdo vitamine të nevojshme. Ajo përmban minerale si zinku, magnezi, mangani, kalciumi, hekuri, kaliumi, acidi folik dhe vitaminat A, B6, C, E dhe K.
– Luleshurdhja ka fuqi të madhe shkarkuese, laksative dhe antistres dhe ndihmon gjumin, ul nivelin e nervozizmit.
Është diuretik efikas, tonik digjestiv dhe laksativ për mëlçi dhe veshkë, hepatik, antireumatik, depurgativ, bar antilitik, bar për pankreas, aperient i butë, etj.
– Radhiqja përmban një lëndë që quhet sinarinë, e cila stimulon sekrecionet tretëse, janë plot me fibra dhe kanë veti të mira laksative për zorrët.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.