Në fokus

February 5, 2019 | 9:44

Humori i keq bën që të shtoni në peshë

Humori i mirë apo i keq ndikon në gjendjen e shëndetit dhe kjo dihet tashmë. Ajo që dihet më pak është ndikimi i emocioneve individuale, pasi varet nga mënyra se si çdo person reagon dhe i somatizon ato. 

Për shembull, trishtimi në shumë raste stimulon oreksin dhe na detyron të hamë për të kërkuar një kënaqësi në ushqim. Për të tjerët shuan pothuajse tërësisht ndjenjën e urisë, duke hequr shijen e një prej kënaqësive më të thjeshta. Përsa i përket zemërimit, një studim i kryer nga mjeku meksikan Juan Manuel Romero Villa, tregoi se kjo kishte efekte të drejtpërdrejta në shtimin në peshë.

Në përgjithësi, për ta mbajtur veten në gjendje të mirë, jo vetëm për ta parë më të bukur, por edhe për të qëndruar shëndetshëm, dy elementet thelbësore janë aktiviteti fizik dhe një dietë e ekuilibruar. Megjithatë, hulumtimi i kryer nga Villa dhe i botuar në librin e tij “Kush zemërohet shton peshë” do të provonte se një mënyrë jetese e saktë nuk mund të ishte e mjaftueshme për të qëndruar në formë.

Studimi, përveç ekspozimit të lidhjeve mes kileve të tepërta dhe humorit, thotë se kur qelizat e trupit grumbullojnë energji pa e nxjerrë atë, ajo depozitohet në formën e yndyrës së trupit. Situata tipike është kur nën stres trupi prodhon adrenalin dhe kortizol. Energjia që grumbullohet dhe nuk përdoret aktivizon një proces inflamues që pengon lirimin e saj natyror, duke u bërë yndyrë.

Përkundrazi, zemërimi do të ndihmonte në shkatërrimin e këtij tensioni të tepërt. Në përgjithësi, strategjia më e mirë për të parandaluar që energjia e zemërimit të kthehet tek ju është ta menaxhoni atë duke u ushtruar qetësisht. Humori i mirë ka efekte të dobishme si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht, duke ndihmuar në mbajtjen e ekuilibrit nën kontroll.

Ju mund të keni shumë shembuj të njerëzve të të gjitha moshave, të cilët përkundër orëve të shpenzuara në palestër dhe durimit të vështirësive në tavolinë, nuk mund t’i shohin efektet e dëshiruara. Për të arritur rezultatet, marrin barna, të cilat në vend që t’i ndihmojnë i vënë më tepër në rrezik dhe rrisin më shumë dëmet. Duke pasur parasysh se të bëni një jetë paqësore dhe të zemëroheni më pak është diçka e mirë dhe nuk kushton asgjë, pse nuk përpiqeni ta vendoni këtë këshillë në praktikë?

 

 

Burimi / www.guardachevideo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top