Një prind që është vazhdimisht me humor të keq jo vetëm reflekton mungesën e kontrollit mbi emocionet e tij, por gjeneron gjithashtu një efekt negativ në zhvillimin kognitiv dhe emocional të fëmijëve. Prindërit kanë një ndikim të fortë tek fëmijët.
Periudha në të cilën fëmija është më i ndjeshëm ndaj këtyre sjelljeve prindërore është nga 0 në 3 vjet. Por kjo nuk do të thotë që fëmijët më të rritur nuk vuajnë nga pasojat. Gjendja e keqe e prindërve shkakton një ndjenjë faji tek fëmijët, të cilët ndihen përgjegjës për mungesën e kontrollit emocional të prindërve.
Me kalimin e kohës, fëmijët e një prindi të keq, zhvillojnë probleme të pasigurisë, ankthit dhe stresit. Kjo gjithashtu do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në evolucionin kognitiv, emocional dhe gjuhësor të fëmijës. Humori i keq i prindit bëhet një “stil jetese” që riprodhohet si të ishte një rreth vicioz.
Një prind i mërzitur i dërgon mesazhe agresive familjarëve. Pa e kuptuar, fëmija gjithashtu zhvillon një humbje të kontrollit emocional, dhe kjo reflektohet edhe në nivelin e shkollës. Përkundrazi, prindi që është i përfshirë pozitivisht në rritjen e fëmijëve krijon kushtet e duhura për të krijuar besim tek ata. Mësimi bëhet një aventurë interesante dhe qëllimet bëhen sfida që duhet të merren me entuziazëm.
Burimi / www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.