Kombinimi i shegës dhe hurmave arabe me farë është një kombinim perfekt për të parandaluar bllokimin e arterieve. Kjo është një përzierje e cila mund të zvogëlojë forcimin në zemër me 33% dhe redukton yndyrën e depozituar në 28%.
Sipas një studimi thuhet se një gotë me lëng shege mund të përmirësojë shëndetin e zemrës. Ky kombinim i lëngut dhe frutit mund të mbrojë kundër sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.
Shega dhe hurmat arabe përmbajnë antioksidantë, të cilat zvogëlojnë një proces të quajtur arterosklerozë, ku arteriet bëhen të vështira për t’u bllokuar dhe depozitat yndyrore reduktohen me rreth një të tretën.
Nëse njëra prej pllakave pëson këputje, atëherë ajo mund të formojë mpiksje të gjakut që mund të bllokojë furnizimin me gjak të zemrës, duke shkaktuar në këtë mënyrë një sulm në zemër. Shkencëtarët që kanë provuar formulën vunë re se njerëzit me rrezik të lartë për problemet e zemrës, por edhe njerëzit e shëndetshëm, mund të përfitojnë nga pirja e gjysmë gote lëng shege në ditë, së bashku më konsumimin e tre hurmave arabe.
HURMA ARABE
Hurma e Arabisë konsiderohet si minierë vitaminash, për shkak se përmban kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D. Kjo, përveç glukozës së lehtë dhe të thjeshtë në përbërje.
Çdo 16 gramë hurma, përmbajnë 318 kalori, kundrejt 315 kalori që kanë 100 gramë mjaltë! Hurma shërben si ilaç natyral edhe te: anemia, dobësimi i përgjithshëm i organizmit, gjëndrat tiroide, dhimbjet e barkut, si dhe në lehtësimin e lindjeve normale të grave shtatzënë.
Hurmat janë burim i shkëlqyer i hekurit, për shkak të përmbajtjes së luteinës dhe zeaksantinë, hurma quhet edhe “vitamina për sy”.
SHEGA
“Një dietë e pasur me polifenol shege ndihmon në parandalimin e mosfunksionimeve endoteliale, të cilat janë ndër shenjat e para të arteriosklerozës dhe infarktit”, është rezultati zyrtar i studimit të Institutit Katalan të Shkencave Kardiovaskulare (ICSC).
Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12% sheqer, acide organike, pektin, ndërsa ajo është një nga të paktat fruta e cila ka vitaminat A, B, C, D, E. Lëngu dhe vaji i nxjerrë nga farat e saj është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës apo vajit të farave të shegës, aktiviteti ynë rritet me 32%.
Burimi / supershendeti.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.