Miq, kolegë, familjarë, e shumë qytetarë mes lotëve e dhimbjes, i dhanë sot lamtumirën e fundit kantautorit të njohur shqiptar Françesk Radi. Në hollin e Radio Televizionit Shqiptarë u bënë edhe homazhet për të nderuar kujtimin e tij dhe në shenjë mirënjohje për atë që ai la pas.
E dërrmuar dhe mes lotësh, Tefta Radi mori mikrofonin për të falenderuar për herë të fundit njeriun e saj të jetës.
“Dua thjesht t’ju përshëndes, t’ju falenderoj për respektin ndaj Frankos, dua të them se unë u dashurova me Frankon atëherë kur të tjerët kishin frikë t’i flisnin dhe prej tij u bëra kopje e tij, mësova si të dashuroj, si të punoj dhe si të kem dinjitet. Faleminderit të gjithëve për respektin”, tha ajo e përlotur dhe me zërin që i dridhej.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.