Bija të kulturave të ndryshme = kuzhina më e mirë në botë.
Ndonjëherë nuk është e nevojshme të shkosh në një restorant luksoz për të shijuar një vakt të shijshëm, mjafton thjesht të shkosh dhe të vizitosh gjyshen ose nënën tënde dhe ajo do të na ofrojë ato gatimet e shtëpisë të përgatitura me gjithë dashurinë e botës.
Pronari i një restoranti në Staten Island, Nju Jork, e bëri këtë koncept të tijën për të marrë recetën për sukses. Enoteca Maria, në vend të punësimit të kuzhinierëve profesionistë nga shkollat më të famshme të gatimit, vendosi të punësojë gjyshe nga pjesë të ndryshme të botës dhe ishte një sukses i vërtetë.
Për rreth 10 vjet, pronari, Jody Scaravella, ka hapur kuzhinat e tij për gjyshet e të gjitha nacionaliteteve. Në fillim, duke marrë parasysh origjinën e tij, filloi vetëm me gjyshet italiane dhe për t’i gjetur ato botoi një njoftim në një gazetë në gjuhën italiane, e cila raportonte: “Ne jemi duke kërkuar amvisa italiane për të gatuar ushqime rajonale”. Pas kësaj, ekipi i gatimit u shtri tek gjyshet e kulturave të ndryshme dhe grupeve etnike për të ofruar gatime të tjera, përveç atyre italiane.
Tani, në këtë restorant, recetat vijnë nga Siria, Polonia, Nigeria, Venezuela, Ekuadori, Turqia, Franca dhe shumë vende të tjera. Për më tepër, midis kuzhinierëve është edhe Giuseppe Fraia, një gjysh i origjinës kalabre, i cili është përgjegjës për përgatitjen e makaronave.
“Bën ravioli, taliateli, përgatit pasta për lazanjat tona. Është fantastike”, tha Scaravella gjatë një interviste në faqen e internetit Gothamist.
Pronari i restorantit, gjatë intervistës, u pyet gjithashtu se sa mirë mund të shkojnë me njëra-tjetrën të gjitha së bashku në një kuzhinë të vetme dhe me shaka ai u përgjigj: “Secila nga këto gjyshe italiane ndjehet sikur është shefe, sepse në unitetin e familjes së tyre ato janë në krye të asaj piramide. Pra, kur i vendos të gjitha këto gjyshe në një dhomë, ato të gjitha ndihen sikur janë përgjegjëse dhe secila prej tyre pyet veten se çfarë po bën personi tjetër”.
Restoranti ka pasur dhe ka sukses të madh, Scaravella u shpreh se ka marrë rezervime nga Italia, Anglia, Australia dhe shumë vende të tjera.
Burimi / curiosandosimpara.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.