Një mësues joga, e cila ndaloi djalin e saj 13-vjeçar të përdorë telefonin celular, thotë se ata kurrë nuk kanë qenë më të lumtur dhe po u kërkon prindërve të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.
Karly Tophill, 41 vjeç i hoqi nga dora për 1 vit telefonin të birit, për shkak se ai shpenzonte shumë kohë në të.
“Dylan shpenzonte shumë kohë në telefonin e tij dhe unë nuk isha e kënaqur me këtë gjë. Ai vinte nga shkolla dhe e përdorte atë për të luajtur lojra në mbrëmje dhe në mëngjes. Unë mendoj se atij nuk i pëlqente të kontaktohej vazhdimisht, por ishte nën presion për t’ju përgjigjur miqve. Pasi i ndalova përdorimin e celularit, në fillim vari turinjtë, por më pas vumë re një ndryshim të madh. Ai tani është fëmijë më i lumtur, më i angazhuar dhe më energjik. Madje, tani më ndihmon edhe në punët e shtëpisë”, tregon e ëma.
Tani Karly, është duke inkurajuar me eksperiencën e saj prindërit e tjerë, për të futur në sirtar të paktën për një ditë në javë telefonin dhe të shohin nëse do të kenë përfitime të ngjashme. Ajo thotë se, edhe pse edukimi i fëmijëve është sfidë, prindërit mund t’ja dalin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.