Lifestyle

December 7, 2016 | 8:20

I paralizuari nis të lëvizë për herë të parë pas trajtimit me qeliza staminale

Humbi kontrollin e makinës dhe u zgjua në spital i paralizuar nga qafa e poshtë. Kjo është historia e Kristopher Boesen, i cili u paralizua kur makina e tij doli me spirale jashtë rrugës. Doktorët thanë se ai mund të mos ishte më i aftë fizikisht për të lëvizur…

1

Krisit iu dha mundësia t’i nënshtrohej një procedure me qeliza staminale, e cila do t’i ndryshonte jetën. Qelizat staminale kanë aftësinë të riparojnë indin nervor me anë të zëvendësimit të qelizave të dëmtuara. Procesi eksperimental nuk garantonte shërimin e paralizës së Krisit, por në kushtet ku ai ndodhej, ia vlente ta kryente këtë ndërhyrje të rrezikshme.

Procesi nisi në prill kur Dr. Liu injektoi 10 milionë AST-OPC1 qeliza direkt në shtyllën kurrizore të Kris.

“Zakonisht, pacientët me shtyllë të dëmtuar kurrizore bëjnë një operacion që stabilizon kolonën vertebrale, por shumë pak ndikon që pacienti të rifitojë funksionet motorike apo të ndjeshmërisë. Me këtë studim, ne po testojmë procedura që mund të përmirësojnë funksionin neurologjik, që mund të sjellë ndryshim, ndërmjet të qenit pëgjithmonë i paralizuar dhe të qenit i aftë për të përdorur krahët dhe duart. Por riaftësimi i pacientëve në atë nivel funksionimi mund të përmirësojë dukshëm jetën e përditshme të tyre, shpjegon Dr. Liu.

Rezultatet

Pas një terapie 3-javore, Kris filloi të tregonte shenja përmirësimi dhe brenda dy muajsh ai ishte i aftë të përgjigjej në telefon, të shkruante emrin e tij dhe të komandonte një karrocë me rrota.  Pati përmirësim të dukshëm edhe në funksionet motorike. Pas këtij trajtimi të suksesshëm, Kris rifitoi një pjesë jashtëzakonisht të rëndësishme të pavarësisë, pasi deri në atë kohë ai duhej të shoqërohej na persona të tjerë dhe nuk ishte i aftë t’i bënte vetë qoftë edhe gjërat më minimale.

Pasi pa rezultatet nga terapia e qelizave staminale, Kris ishte i lumtur. “Gjithçka kam dashur ka qenë një mundësi për të provuar… por nëse ka një mundësi për mua për të ecur sërish, atëherë urra! Dua të bëj gjithçka është e mundur për të rifituar lirinë time”, ka thënë ai.

E ardhmja

2

Edhe pse doktorët nuk mund të premtojnë se gjendja e Krisit do të përmirësohet më tej, ata do të vazhdojnë të punojnë e studiojnë mbi qelizat staminale, në mënyrë që trajtimi nëpërmjet tyre të funksionojë 100% për rastet e paralizave. Deri tani studiuesit kanë bërë hapa gjigandë në kërkimet e tyre dhe do të vazhdojnë. Dr. Liu ka deklaruar: “Duke bashkuar departamente të ndryshme të fakultetit dhe me anë të kërkimit shkencor në universitetin e mjekësisë, ne do vazhdojmë të punojmë për të zbuluar një trajtim të ri me anë të qelizave staminale”.

Dr. Liu dhe studiuesit e tjerë në USC janë të vendosur të vazhdojnë kërkimin shkencor për qelizat staminale dhe shumë më tepër. Kërkimi për qelizat staminale është në proces dhe mund të përdoret edhe në raste të tjera sëmundjesh si: Parkinsoni, diabeti dhe kanceri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top