Në fokus

January 6, 2017 | 14:30

I riu nga Durrësi sfidon të ftohtin e acartë, kap kryqin në det (VIDEO)

Enkel Siani, 19 vjeç, student nga Durrësi, ka sfiduar temperaturat e ftohta të këtij fillim janari, duke u kredhur në ujërat e Adriatikut për të kapur kryqin e hedhur në ujë. 

Dita e Ujit të Bekuar ka mbledhur qindra e mijëra besimtarë të krishterë, të cilët kanë përjetuar çastet emocionuese të hedhjes së kryqit në ujë. Të shumtë kanë qenë besimtarët ortodoksë, që kanë falur meshën e mëngjesit në kishën Shën Pavli e Shën Asti në Durrës, e më pas kanë mbushur ujin e bekuar, i cili do të qëndrojë për një vit në shtëpitë e tyre. Pas kësaj, besimtarët u nisën me kryqin në dorë për në portin e Durrësit ku kryhet edhe hedhja simbolike e kryqit, shkruan portali Durrës Lajm.

Ceremonia u krye në breg të kalatës nr. 5, ku ujërat janë të thella, ndërsa temperatura e ujit regjistronte 2 gradë celcius. Pesë persona janë hedhur në ujin e detit për të pritur hedhjen e kryqit nga mitropoliti i Shën Vlashit, hijësi Nikolla.
Dita e gjashtë e janarit, që simbolizon ditën e shenjtë të “Ujit të bekuar” përcillet çdo vit në qytetin e Durrësit, si një festë e madhe për të gjithë besimtarët ortodoksë.

E kremtja e Pagëzimit të Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht, për besimtarët durrsakë është një prej kremteve më të mëdha të kishës. Për ta kjo festë është shprehja e faktit më qendror të vizionit të krishterë për njeriun, si dhe për jetën e botën e tij. Të krishterët çdo 6 janar mbushin enë me ujë të bekuar dhe e mbajnë deri më 6 janar të vitit tjetër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top