Kreativiteti i njeriut është i pafund dhe kurrë nuk do të reshtë së ndaluri. Njerëzit mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme dhe t’u japin jetë objekteve të cilat nuk janë përdorur më. Le të shohim se çfarë ka bërë një i ri nga Long Beach, Kaliforni, duke përdorur imagjinatën dhe kreativitetin e tij. Bazuar në frymëzimin e tij, Patrick Schmidt ka qenë në gjendje të krijojë shtëpinë ideale dhe të bëjë realitet ëndrrën e tij.
Patrick Schmidt ka arritur të shndërrojë një autobus ndërkombëtar të Kishës në një dhomë të viteve ‘70. Schmidt gjeti autobusin me numër 5 apo “Big Blue”, siç e kishin emëruar në një faqe shitjesh në internet. Autobusi ishte në gjendje të mirë, pavarësisht disa udhëtimeve për të cilat ish përdorur. Para se ai ta blinte atë, një nga shoferët që e kishte përdorur mjetin, për kishën, i tregoi atij se si të vepronte. Sigurisht që rinovimi kushtonte, por transformimi ia vlente. Vetë autobusi kushtoi 4,500$. Schmidt i duhet të shpenzonte tre muaj kohë dhe 9000 $ shtesë, në mënyrë që ta kthente këtë mjet në një shtëpi të vërtetë, përfshirë telefonin e shtëpisë me të gjitha pajisjet e nevojshme, si dhe një dush, një lavaman dhe një tualet. Përveç kësaj, ai pagoi 400$ për panelet diellore të instaluara në çati, 400$ për një dyshek dhe 2,000 $ për lidhjen e energjisë elektrike. Pasi autobusi u rinovua tërësisht, Schmidt nisi një udhëtim 10.000 milje nga Kalifornia në Florida, duke udhëtuar nëpër 30 shtete.
Përgatiti:O.T
Burimi: http://worldtruth.tv/this-man-turned-an-old-school-bus-into-a-fully-equipped-mobile-home/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.